PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh



VASS-MED sh.p.k
25.08.2016, 23:30
Tirane, ofroj vend pune si Agjent Shitjesh


Depoja farmaceutike Vass-Med Sh.P.K, Tirane me aktivitet marketingun , promocionin,shitjen,distribuimin dhe regjistrimin e produkteve farmaceutike , per nevojat e saj , respektivisht zgjerimin e fushës së veprimtarisë , ofron vend pune në pozicionin e mëposhtëm :


Agjent Shitjesh – 3 vende vakante


Kriteret që duhet të plotësojë kandidati/ja (F/M):


Të ketë eksperiencë 1 vit në departamentin e shitjeve.
Të ketë mbaruar shkollën e lartë (fovorizohen deget Mjekësi , Stomatologji, Farmaci, Infermieri , Biokimi ).
Te kete aftesi te mira në komunikim dhe në negocim.
Te njohe mire paketën Office.
Eksperienca te sukseshme te meparshme përbëjnë avantazh.
Nuk duhet të jetë në marrëdhënie punë të dytë apo në kurse specializimi.
Të jetë i pajisur me leje drejtimi të klasit B!

Pershkrimi i Postit te Punes :

- Zhvillon shitje direkte në farmaci per produktet e depos farmaceutike Vass-Med.SH.P.K .
- Ndjek klientet e depos dhe raporton per treguesit e realizuar.
- Raporton per problematikat e klientiteve.
- Zbaton instruksionet e postit te punes.
- Bashkepunon me koleget e punes.

Pershkrimi i kushteve te punes :


1. Kontrata e punes e pakufizuar ne kohe.
2. Paga brutto fikse+siguracionet.
3. Rritje prej 20% te pages brutto + pjeses variabile per 3 muajt e dyte te kontrates .
4. Bonuse 4-mujore sipas nje skeme te zhvilluar ,pjese perberese e kontrates .
5. Bonuse vjetore sipas nje skeme te zhvilluar , pjese perberese e kontrates .
6. Bonuse EXTRA vjetore per performance shitjesh te larte .
7. Shpenzime te telefonise celulare sipas nje skeme te zhvilluar .
8. Trajnime ne depon Vass-Med.Sh.P.K sipas moduleve perkatese .

Dergoni CV-te tuaja ne adresen e office@vass-med.com, vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.


Do merren parasysh vetem ato CV qe plotesojne kushtet e mesiperme dhe shenojne si subjekt:
Aplikim per Agjent shitjesh per Vass-Med.Sh.P.K

Aplikimet do te pranohen deri me date 30.09.2016