PDA

View Full Version : oferte Spanje dhe Portugali 8 dite 599Eur



AD company
22.08.2016, 18:18
SpanjeDita e Parë, 14 Tetor 2016: Nisja nga Tirana me autobus për në Shkup. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje në Shkup në orën 17. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.20. Mbrritje në Barcelonë në orën 21.05. Tranferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.
Dita e Dytë, 15 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Do të vazhdojmë shëtitjen tek lagjia Gotike e qytetit ku më vonë do të vizitojmë sheshin Reial ku gjendet Palau Reial Major si dhe sheshin San Juame. Më vonë do të vizitojmë lagjen mesjetare të Barcelonës, aty ku gjenden disa monumente si: Basilika de Santa Maria del Mar dhe Fossar de les Moreres. Në pjesën mesjetare gjendet edhe një muze tepër i rëndësishëm që do ta vizitojmë, muzeu i Pablo Picasso. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë, 16 Tetor 2016: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zaragoza në mëngjes. Mbrritje në Zaragoza rreth ores 12.00. Vizitë panoramike te nje prej qyteteve me te medha te Spanjes. Shetitjen ne kembe do ta fillojme nga Parku Macanaz, buke lumit Ebro dhe do kalojme lumin nepermjet ures monumentale Puente de Piedra. Vizita e pare do te jete tek Sheshi Plaza del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtezakonshtme e Zonjes sone Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, nje nga veprat me spektakolare ne Zaragoza. Me vone do te vazhdojme shetitjen ne Sheshin Calle de Alfonso I dhe do te vizitojme pak me vone Museum Teatro Caesaraugusta, ku gjendet edhe nje amfieteater Romak. Me vone do te dalim tek Sheshi Espanja dhe do te shetisim tek Bulevardi Paseo Independencia edhe me vone tek Paseo de Fernando de Catolico per te shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Ne pasdite do te nisemi per ne kryeqytetin Madrid. Mbrritje ne Madrid. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Katërt, 17 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh te Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Castellana, Sheshet Plazas de Espana, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alcala, Plaza de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sacramaneto, dhe Colon Square, Lagjet Historike dhe Parqet e Famshme Casa de Campo dhe Retiro. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një Kështjelle të Vjetër Arabe dhe e ndjekur nga Stili klasik, Italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pausr në tapete, orë dhe objekte të cmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë Stadiumit Santiago Bernabeu. Pasdite Nisja për në Lisbonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Lisbonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë, 18 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qendrore, Kopshti i Sao Pedro de Alcantara, Kompleksi dhe Kisha Carmo, Monumenti Santa Justa. lagja Baixa, sheshi Rossio, lagja e vjetër Alfama, Katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë, 19 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Ndalesë për vizitë në Sevilje, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II,Katedralja e Seviljes dhe lagja Santa Cruz. Vazhdon udhëtimi për në Cordoba, ku vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, lagja çifute dhe Tregu Vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Malaga. Mbrritje në Malaga. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë, 20 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobuz në qytet. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Picasso. Vizitohen rrugicat karakteristike, Kopshtet dhe Bulevardet, Katedralja e quajtur La Manquita dhe Keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Valencia. Ndalesë për vizitë në Granda, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës,Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon Udhëtimi për në Valencia. Mbrritje në Valencia. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë, 21 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobuz në qytet, ku vizitohen: Plaza de la reina, Palacio de Congresos, Stadiumi Nou Mestalla etj. Pasdite Nisja për në Aeroportin e Barcelonësa. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Aeroport. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.45. Mbrritja në Shkup në orën 24.30. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesën 599 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonë - Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 7 netë, Fjetje 2 Netë Barcelonë, 1 natë Madrid, 2 netë Lisbonë, 1 natë Malaga dhe 1 natë Valencia.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
AD Company Tourism
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania
Telephone:+355 4 222 02 69
Cel: +355 696005706/ 0682020092
Email: tourism@adcompany.al
Website: www.adcompany.al