PDA

View Full Version : oferte Festa Birrës në Mynih, 7 Ditë €399



AD company
22.08.2016, 17:54
Festa Birrës në Mynih, 7 Ditë €399
Gjermani
Dita e parë, 29 Shtator 2016: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva ku do të vizitohet qyteti i vjetër edhe valltarja e Budvas. Vazhdimi i udhetimit për në Tivat, ku me traget nga Lepetane do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në Gjirin e Kotorrit në qytetet si Herceg Novi edhe më vonë në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Dubrovnik për rreth 2 orë ku do të vizitohen Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij, si Pallati i Rektorit, Kisha Jezuite, ajo e Shën E Premtes, Burimi Onufrian, kollona e Rolandit, Dogana e vjetër, etj. Vazhdimi i udhetimit për në Zadar. Mbërritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.
Dita e dytë, 30 Shtator 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë, ku vizitohet Kryeqyteti slloven me monumentet historike të tij si Urat e famshme mbi lumin Ljubljanica, Sheshi Preshernov, Sheshi i Kongreseve edhe ai i Revolucionit, Parlamenti edhe Opera e mrekullueshme e Ljubljanes, Rruga tregëtare Ilica Ulica, Bashkia e qytetit, Shatërvani i Francesko Robba,etj. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg për të vizituar qytetin e vjetër, vendin ku është lindur Mozart. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.
Dita e tretë, 1 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Më pas vazhdon vizita në Pallatin e Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj.
Dita e katërt, 2 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih rreth orës 12. Sistemimi në Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Bahnhofstrasse, nje nga rrugët tregëtare me të njohura në botë. Kisha Fraumunster dhe Grossmunter, Distrikti Univeristar, Limmatquai, Opearahaus edhe Bellevueplatz.
Dita e pestë, 3 Tetor 2016: Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Milano. Do kalohet përmes Alpeve Zvicerane, në disa nga peisazhet më mbresëlënëse të Europës dhe do të drejtohemi drejt kryeqendrës se veriut Italian. Ndalesë e shkurtër në Milano ku do të vizitohet Duomo edhe monumentet kryesore të qytetit. Gjatë pasdites nisja për në Venecia. Mbërritja në Venecia. Akomodimi në hotel ne Mestre. Darka e lirë. etj.
Dita e gjashtë, 4 Tetor 2016: Mëngjesi ne Hotel. Pasdite vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Sheshi San Marco, Katedralja e San Marcos, Campanile, Burgjet, Pallati Ducal, ura e famshme Rialto, Kanali i madh etj. Gjatë drekës nisje për në Rijeka. Ndalesë e shkurtër në Rijeka. Pasdite nisja për në Split. Mbërritje në Split gjatë darkës vonë. Sistemimi në Hotel në Split.
Dita e shtatë, 5 Tetor 2016: Pas mëngjesit do të vizitohet qyteti i Splitit edhe Pallati i Dioklecianit. Rreth orës 11 nisja drejt Malit të Zi. Ndalesë e shkurtër në Kotorr. Mbërritja në Tiranë.
Me Shume Detaje: Më Shume Detaje: Në pagesën 479 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz
2. Shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotele me 3 dhe 4 yje ne Zadar, Mynih, Zyrih, Venecia dhe Split.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
AD Company Tourism
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania
Telephone:+355 4 222 02 69
Cel: +355 696005706/ 0682020092
Email: tourism@adcompany.al
Website: www.adcompany.al (http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.adcompany.al%2F&h=gAQEyCXlyAQH8Rvh6vt-4rd6WNC-YQtSQtA6pej_NLBoL5g&enc=AZOauCR14mKnqFMWT7GSAfGCU0gU26cWIHV6vGWaLzU2q2 PPKX2wiC7E4zQ23zOfQ2pTm94ncf-kPJsNgviaeYoYHwIN3ZHsw-YvP8x-I1yXSpdC6CCPqa5rlZjet0gcogMg_fxzoRcSo6Rm5qJ-F1RNeVmjw-PVS8PRnlnECdw2xHCSnsyI8bW1gki2xhqCdKL-83Es6lU2fWfiZ5Rjrq8Q&s=1)