PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament Kati 5, 230 m² 799 Euro/m² (Rruga Frosina Plaku)



Ester Kaçorri
21.08.2016, 09:26
Zona/Rruga : Rruga Frosina Plaku

Apartamenti 2+1 është i mirëorganizuar në një sipërfaqe me orientim të dyfishtë në jug dhe lindje. Hyrja e apartamentit shpërndan dhomat e fjetjes dhe zonën e ditës. Kjo e fundit, ndodhet në pjesën jugore të njësisë ku integron hapësirën e gatimit, ngrënies dhe ndenjjes. Karakterizohet nga një sipërfaqe e gjerë ndriçuese nga ku mund të shijohet edhe pamja nga parku i kompleksit. Ajo ka dalje direkte tek veranda, e cila fton të shijosh pamjen, qetësinë dhe rrezet e diellit. Dhoma martesore është e bollshme dhe me një tualet për përdorim personal. Dhoma e fëmijëve ndodhet pranë dhomës martesore dhe karakterizohet nga një hapësirë e rregullt dhe me akses nga veranda. Tualeti për përdorim nga të dyja ambientet, të natës dhe të ditës, gjendet pranë hyrjes së apartamentit dhe ka mundësinë e ajrimit dhe ndriçimit natyral.
Termoizolimi ndihmon në ruajten e një temperature optimale në ambientin e njësisë. Njësia e banimit është e zëizoluar, gjë që bën të mundur shmangien e transmetimit të zhurmave midis ambienteve.
Materialet dhe teknikat e përdorura janë me cilësi gjermane! Aksesi dhe parkimi nëntokësor shmangin praninë e mjeteve automobilistike në zonën përreth dhe nuk lejojnë ndotjen akustike në ambjentin tuaj. Ka shumë arsye pse duhet të ndiheni të sigurt në investimin tuaj në këtë njësi! Mos nguroni, na kontaktoni!


Cel. : 0698360268