PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitje - Distrikti Gjirokaster



ALL BALCANS CORPORATION
06.09.2016, 09:01
Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:


Supervizor Shitje ne Distriktin Gjirokaster
Departamenti Komercial


DETYRAT:


Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shperndarjes ne te gjithe territorin e distriktit (qarkut) perkates per te gjitha produktet ushqimore, duke perfshire te gjithe klientet me kontrate dhe klientet e thjeshte, me shumice dhe pakice etj,
Drejton, trajnon, udhezon dhe monitoron te gjithe forcen shitese qe ka nen mbikqyrje, duke synuar kosto efektive,
Harton route ditore per cdo agjent shitje e cila ndryshohet vetem me aprovim te Drejtorit te Departamentit,
Verifikon route ditor per cdo agjent shitje nepermjet pajisjes GPS,
Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor per cdo agjent shitje per cdo brand (marke),
Paraqet dhe mbeshtet planin mujor te promocioneve qe eshte aprovuar,
Analizon dhe informon forcen shitese per rezultatet e shitjes per klient specifik,
Kontrollon dhe miremban vazhdimisht stokun e magazinave te distributoreve duke u bazuar ne listen e produkteve te paracaktuar dhe kryen porosite e nevojshme ne Tirane,
Koordinon veprimet e agjenteve me Departamentin e Finances per problemet e ndryshme ditore,
Eshte pergjegjes per prezencen e agjenteve te shitjes dhe makinat e tyre ne perputhje me rregulloret e Kompanise,
Monitoron ne terren ekzekutimin e promocioneve nese jane kryer ne menyren e duhur dhe sipas direktivave te paracaktuara, (klientet, sasite, zbritjet, datat e ekzekutimit, vendosja e produkteve),
Asiston agjentet e shitjes direkt ne terren duke ju dhene suportin dhe ndihmen per te zgjidhur situata te ndryshme qe mund te krijohen,
Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu per konkurrencen, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel te importit,
Negocion kur hapet nje klient i ri, per listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me te cilat do te mbyllet ky bashkepunim,
Merr pjese ne negocime me klientet me kontrate, Key Account,
Monitoron ne menyre te vazhdueshme faturat e hapura per agjentet dhe klientet,
Mbledh informacion dhe jep orientim dhe zgjidhje per datat e skadences per produktet,
Verifikon produktet me qarkullim te ulet dhe jep sugjerime per shitjen e tyre ne menyren me te shpejte per te parandaluar skadencen e tyre,
Ndjek ne baze ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa,
Merr pjese ne menyre direkte ne procesin e inventarit te agjenteve te shitjes ne fillim te cdo muaji,
Mban kontakte te vazhdueshme me klientet Key Account:

Aktivizimi i POS,
Ofertat e katalogeve,
Organizime te eventeve te medha,
Listimin e produkteve,
Aktivitete promocionale,


Pergatiti dhe dergon raportet brenda afateve kohore per statistika te ndryshme:oInventarin mujor per cdo distributor,

Qarkullimin mujor te klienteve me kontrate ne distriktin pergjegjes,
Pagesat mujore nga agjentet e shitjes tek distributoret,
Shperndarjen javore per listen e produkteve specifike.




KERKESAT:


Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar,
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Të jetë i besueshëm,
Të jetë i gatshëm të pershtatet dhe të marrë përgjegjësi,
Të jete i aftë të punojë në grup,
Të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.



TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:

Departamenti i Burimeve Njerezore
hr@albancorp.com

Vetem aplikantet e selektuar nga CV-te do të kontaktohen per interviste.

Afati i dorezimeve te CV-ve eshte deri me 11 Shtator 2016.

__________________
All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tirane, Shqiperi
Web: www.albancorp.com (http://www.albancorp.com/)
Facebook: All Balcans / AlbanCorp Group