PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Roje Sigurimi



Aleat
14.09.2016, 16:05
Kompania Aleat është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Safran Security & Identity dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërrmarrjeve, përgjegjëse për prodhimin e kartave dhe pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
Për kompaninë tonë jemi duke kërkuar Roje Sigurimi me përgjegjësitë dhe kërkesat si mëposhtë:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Monitoron dhe autorizon hyrjen dhe largimin e punonjësve, vizitorëve dhe të personave të tjerë për mbrojtje ndaj vjedhjes dhe për të ruajtur sigurinë;
Komunikon verbalisht me personat që vijnë në portën kryesore;
Zbaton procedurat e sigurisë së kompanisë;
Raporton dhe heton shqetësimet;
Patrullon ambjentet e kompanisë për të parandaluar dhe për të ndërhyrë, garanton sigurinë e dyerve, dritareve dhe portave;
Përdor pajisje zbulimi për skanimin e personave dhe për të parandaluar kalimin e artikujve të ndaluar në zona të kufizuara;
Telefonon personin kompetent në përputhje me procedurat e përcaktuara që kërkon reagim të shpejtë;
Zëvendëson Kontrollorin e Sigurimit, kur është e nevojshme;
Kontrollon dhe regjistron hyrjet e automjeteve në objekt;
Monitoron në kamerat e vëzhgimit në kohë reale;
Kryen detyra të ndryshme të caktuara;


NJOHURITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Diplomë universitare;
Njohuri e gjuhës angleze do të përbënte avantazh ;
Njohuri të pajisjeve, procedurave të lidhura me punën, procedura të mbrojtes efektive të njerëzve, pronës dhe kompanisë;
Eksperincë punë si Roje Sigurimi ose pozicion i ngjashëm;
Aftësi të mira komunikimi;
Person energjik dhe dinamik;
Disponueshmëri për të punuar me turne, jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës;
I besueshëm dhe punëtor;
Aftësi vëzhgimi dhe orientimi ndaj detajeve;


Kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë një letër motivimi dhe një cv të plotë (me foto) në adresën e emailit burime.njerezore@aleat.com ose “Aleat Sh.p.k. Rruga Xhanfize Keko, Tiranë, Shqipëri”.