PDA

View Full Version : Tirane, njoftim Njoftim per tender - Blerje Materialesh Kancelarie



Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve
10.02.2009, 10:20
SOS Fshatrat e Fëmijëve


Shqipëri

Zyra Nacionale













DOKUMENTAT STANDARDE TË TENDERIT PËR KONTRATAT E FURNIZIMIT TE MALLRAVE





(Blerje Materiale Kancelerie)



- Procedura e Hapur





























Tabela e Përmbajtjes



1. NJOFTIMI I KONTRATËS
2. INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR PROCEDURËN
3. UDHËZIME PËR OFERTUESIT
4. KUALIFIKIMI
5. VLERËSIMI I OFERTAVE
6. INFORMACION MBI DOKUMENTAT E TENDERIT




































NJOFTIMI I KONTRATËS


Seksioni I Autoriteti Kontraktor

I.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
Adresa Rr: Pjeter Budi,Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirana

Tel/Fax 042 378 517
E-mail soskd@soskd.org.al

I.2 Emri dhe adresa e personit përgjegjës:


Emri

Adresa Rruga "Pjeter Budi", Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirana
Tel/Fax 042 378 517
E-mail soskd@soskd.org.al

I.3 Lloji i autoritetit kontraktor dhe aktiviteti ose aktivitetet kryesore:



Institucion qëndror

Institucion i pavarur





Njesite e qeverisjes vendore

Tjetër



X


Seksioni II Objekti i kontratës

II.1 Lloji i Kontratës



Punë

Shërbime

Mallra





X


Lloji i “Kontratave për punë publike”



Realizimi i puneve

Projektimi realizimi i puneve






Lloji i ‘Kontratave Publike për Shërbime’




Konkurs Projektimi

Shërbime Konsulence

Shërbime të tjera









Lloji i “Kontratave Publike për Mallra”



Blerje

Qira

Leasing

Blerje me këste

Një kombinim i tyre












II.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës
1. Fondi limit total 810 000 lekë (Teteqind e dhjet mije leke)Qëllimi i kontratës, eshte blerje kancelerie.
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:
duke filluar nga nënshkrimi i kontratës me përfundim në 31.12.2009

II.4 Vendndodhja e objektit te kontratës:
Rr: Pjeter Budi,Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirana

Seksioni III Informacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik
1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga. Qendra Kombetare te Regjistrimit
2. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.
3. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.
4. Një dokument që vërteton se kapitalet/asetet e (subjektit tuaj) nuk janë në duart e përmbaruesit gjyqsor apo ekziston një urdhër sekuestroje për to, lëshuar nga Zyra e Përmbarimit.
5. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga Administrata Tatimore.
6. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore lëshuar nga Administrata Tatimore.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Keto kritere (pikat 1-6) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.
III.1.3 Kapaciteti teknik:
1. License qe verteton te drejten per ushtrimin e aktivitetit te leshuar .
2. Deklaratë në të cilën ofertuesi merr përsipër furnizimin me materiale pastrimi objektin e fshatit SOS sipas kerkesave te ketij te fundit dhe ne kohen e duhur me cilesine e kerkuar.
Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në te cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, per kete ato kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit te leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.
Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.
Seksioni IV Procedura
IV.1 Lloji i procedurës:



E hapur

E kufizuar

Me negocim

Konkurs projektimi

X








IV.2 Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:
A) çmimi më i ulët, dhe donacion 10 % te vleres te fondeve te buxhetuara.
IV.3 Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:
Data:17/02/2009 (dd/mm/vvvv) Ora: 12:00
Vendi : Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane. P.O.Box 1524.
Tel/Fax 042 378 517
soskd@soskd.org.al
IV.4 Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:
Data: 17/02/2009.(dd/mm/vvvv) Ora: 12:00
Vendi: Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane
IV.5 Periudha e vlefshmërisë së ofertave: 20 dite (e shprehur në ditë)

IV.6 Gjuha (-ët) për hartimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:





Shqip

X

Anglisht



Tjetër

_______________


Seksioni V Informacione plotësuese
V.1 Dokumenta me pagesë:



Po



Jo



Nëse Po



Monedha

_________

Çmimi

_______

V.2 Referenca e dosjes, e përcaktuar sipas autoritetit kontraktor: _________________

V.3 Publikime të mëparshme, lidhur me të njëjtën kontratë (nëse zbatohet):
Buletini i Njoftimeve Publike
Data
_________


Numri

_______


V.4 Informacione shtesë (vendi, zyra, mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit)
Tërheqja e dokumentave mund të bëhet në Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane. P.O.Box 1524 ose ne adresen elektronike www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al/)

Data e shpërndarjes së këtij njoftimi 30/01/2009

2. INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR PROCEDURËN

2.1 Procedura e prokurimit publik do të kryhet në përputhje me Ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, me Rregullat për Prokurimin Publik, miratuar me VKM nr.1, datë 10.01.2007, dhe me këtë Dokumentacion Tenderi.

2.2 Çdo operator ekonomik ftohet të dorëzojë ofertë. Kontrata do t’i akordohet atij Operatori Ekonomik që ka dorëzuar ofertën e vlerësuar si më e mira, bazuar në kriteret e përcaktuara në DT.

2.3 Në përputhje me Nenin 24 të LPP Autoriteti Kontraktor mund të anullojë procedurën e prokurimit për një nga arsyet e mëposhtme:

1) nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore;
2) asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit;
3) të gjitha ofertat e pranuara përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e Autoritetit Kontraktor, të parashikuar për një kontratë të caktuar;
4) për arsye të tjera të vërtetueshme, jashtë kontrollit të Autoritetit Kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e botimit të procedurës së prokurimit, në emër të interesit publik;

Të gjithë Operatorët Ekonomikë që kanë dorëzuar një ofertë ose kanë marrë pjesë në procedurë do të njoftohen për vendimin e marrë dhe arsyet për anullimin e procedures së prokurimit brenda 5 ditëve nga marrja e këtij vendimi.

2.4 Termat e përdorur në Dokumentat e Tenderit kanë kuptimet e mëposhtme:

“Person(-a) i(të) Autorizuar” - person(a) të autorizuar nga Autoriteti Kontraktor të veprojnë në emër të tij dhe person(a) të autorizuar me Prokurë të Posaçme, autorizim me shkrim ose me një mënyrë tjetër ligjore për të vepruar në emër të Ofertuesit.

“Autoriteti Kontraktor” – [emri i autoritetit kontraktor]

“LPP” - Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”.

“Procedura e Prokurimit”– procedurë e kryer nga Autoriteti Kontraktor, bazuar në këtë Dokumentacion Tenderi.

“Rregullat e Prokurimit Publik” – Aktet nënligjore të nxjera në zbatim të LPP, që përfshin veç të tjerave, Rregullat e Prokurimit Publik, të miratuara nga Këshilli i Ministrave me VKM nr.1, datë 10 .01.2007.

“Operatorë Ekonomikë” – çdo person fizik ose juridik, ose çdo grup personash të tillë, që ofron në treg furnizimin e mallrave.

“Ofertues” – çdo operator ekonomik që ka paraqitur një ofertë, në pajtim me DT.

“DT” – ky Dokumentacion Tenderi.

3. UDHËZIME PËR OPERATORET EKONOMIKE

Mënyrat e komunikimit me ofertuesit

3.1 I gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit (korrespondenca) ndërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Operatorëve Ekonomikë duhet të bëhet me shkrim, siç përcaktohet në Nenin 22 të LPP.

3.2 Në veçanti, komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit kryhet nëpërmjet postes elektronike ne adresen soskd@soskd.org.al (soskd@soskd.org.al). Do të konsiderohet se korrespondenca është dorëzuar në kohën e duhur, nëse përmbajtja e saj, me shkrim, sipas nenit 22 te LPP, ka mbërritur tek Autoriteti Kontraktor para skadimit të afatit kohor.

Hartimi i ofertës

3.3 Operatorët Ekonomikë janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këto DT. Ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto DT do të refuzohen si të papranueshme.

3.4 Operatori Ekonomik përballon kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij. Autoriteti Kontraktor nuk është përgjegjës për këto kosto.

3.5 Oferta dhe të gjithë dokumentat e korrespondenca që lidhet me ofertën, e shkëmbyer ndërmjet Operatorit Ekonomik dhe Autoritetit Kontraktor duhet të përgatiten në gjuhën shqip/anglisht (nëse është e zbatueshme). Materialet mbështetëse dhe literatura e printuar, që paraqitet nga Ofertuesi mund të jetë e shkruar edhe në një gjuhë tjetër që përdoret gjerësisht në tregtinë ndërkombëtare, me kusht që këto dokumenta të shoqërohen me përkthimin e duhur në gjuhën e ofertës, të fragmenteve përkatëse.

3.7 Origjinali i ofertes duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e ofertës duhet të lidhen së bashku dhe të numerizohen. Të gjitha fletët e ofertës, përveç literaturës së pandryshueshme e të printuar duhet të pajisen me iniciale ose të nënshkruhen nga Personi (-at) e autorizuar. Çdo ndryshim në ofertë duhet të jetë i lexueshëm dhe i firmosur nga Personat e Autorizuar. Për më tepër, në rast të ofertave të paraqitura nga një bashkim operatorësh ekonomik, oferta duhet të shoqërohet me Prokurën/autorizimin me Shkrim për Personat e Autorizuar që do të përfaqësojnë bashkimin gjatë procedurës së prokurimit (Prokura mund të përfshijë edhe autorizimin për të nënshkruar një kontratë).

3.8 Oferta duhet të përfshijë dokumentat e mëposhtëm:

a) Formulari i Dorëzimit të Ofertës, në përputhje me modelin e bashkangjitur si Shtojca 1 në DT;

b) Formulari i Deklarimit të Ofertës dhe Formulari i Çmimit të Ofertës, plotësuar në përputhje me modelin e bashkangjitur si Shtojcat 2 dhe 3 të DT.

c) Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (skica, katalogje, kampione etj)
___________ ,
___________ ,
___________ .

e) (Opsion) ofertën alternative teknike (nëse parashikohet)

Një Operator Ekonomik duhet të paraqesë vetëm një ofertë.

Fshehtësia

3.9 Neni 25 i Ligjit përcakton se:
“Pa cënuar dispozitat e këtij ligji mbi detyrimin për botimin e kontratave të prokurimit dhe të informacioneve për kandidatët dhe ofertuesit, sipas neneve 21 e 57 të këtij ligji, autoriteti kontraktor nuk duhet të bëjë publik informacionet e marra nga operatorët ekonomikë, të etiketuara si konfidenciale. Ky lloj informacioni përfshin veçanërisht aspektet teknike, sekretet tregtare dhe informacionet konfidenciale të ofertave”
Autoriteti Kontraktor mendon se jo i gjithë informacioni i dorëzuar nga Ofertuesit do të jetë konfidencial. Një pjesë e informacionit, duke përfshirë edhe atë tregtar, financiar ose teknik do të jetë bërë tashmë publik ose do të bëhet publik në të ardhmen.
Autoriteti Kontraktor i kërkon Kandidatëve/Ofertuesve që në momentin kur dorëzojnë informacion pranë tij, të specifikojnë se cila pjesë e tij duhet të konsiderohet si e fshehtë, mbi ç’baza dhe për sa kohë duhet të ruhet si e tillë.
Në asnjë rrethanë çmimet e ofertave nuk mund të konsiderohen si konfidenciale/të fshehta.
Ofertuesi duhet të rendisë (në formatin e përcaktuar si Shtojca 12), atë pjesë të informacionit që duhet të ruhet i fshehtë dhe arsyet për të.

3.10 Operatorët Ekonomikë duhet të dorëzojnë vetem ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, te mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “Ofertë për furnizimin me Karburant ; Nr Kontratës 8 _
“MOS E HAPNI, ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR ËSHTË I PRANISHËN KOMISIONI I VLERËSIMIT TË OFERTËS, DHE JO PARA dates 17.02.2009ora 12:00

3.11 Ofertuesit mund të modifikojnë ose të tërheqin ofertat e tyre, me kusht që ky modifikim ose tërheqje të kryhet para afatit kohor përfundimtar për paraqitjen e ofertave. Si modifikimet, ashtu edhe tërheqjet duhet t’i komunikohen Autoritetit Kontraktor me shkrim para datës së fundit për dorëzimin e ofertave. Seksioni 3.10 i DT trajton pikërisht deklaratat e Ofertuesve lidhur me modifikimin ose tërheqjen e ofertave të tyre. Për më tepër, zarfi që përmban deklaratën e Ofertuesit duhet të shënohet përkatësisht: “MODIFIKIM OFERTE” ose “TËRHEQJE OFERTE”.

Llogaritja e çmimit

3.12 Operatori Ekonomik duhet të plotësojë Formularin e Dorëzimit të Ofertës dhe Formularin e Çmimit bashkangjitur me këto DT, duke përcaktuar mallrat që do të levrohen, nje pershkrim te shkurter te mallrave.
3.13 Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por pa përfshirë TVSH. Nëse çmimet kuotohen në një monedhë të huaj, atëherë ato duhet të kthehen në Lekë Shqiptare dhe kursi i shkëmbimit duhet të jetë ai i fiksuar nga Banka Qëndrore e Shqipërisë në ditën kur publikohet njoftimi i kontratës dhe duhet të ruhet në atë kurs shkëmbimi deri në skadimin e periudhës së vlefshmërisë së ofertës.

Afati kohor dhe vendi për dorëzimin e ofertave

3.14 Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:
Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane. P.O.Box 1524

3.15 Afati kohor për dorëzimin e ofertave skadon më 17.02.2009 ora 12:00.
Ofertat e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i rikthehen të pahapura Operatorëve Ekonomikë përkatës.

Data dhe vendi për hapjen e ofertave

3.16 Hapja publike e ofertave do të kryhet më date 17.02.2009, ora 12:00. Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre mund të jenë të pranishëm në hapjen e ofertave. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta në kohën e duhur.

Sigurimi i ofertës

3.17 Që një Operator Ekonomik të marrë pjesë në një procedurë prokurimi, kërkohet që të paraqesë Sigurimin e Ofertës, shoqëruar me Formularin e Sigurimit të Ofertës, që gjendet në Shtojcën 4. Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është
810 000 lekë (Teteqind e dhjet mije leke)
3.19 Sigurimi i Ofertës duhet të dorëzohet bashke me oferten para skadimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave. Mospajtimi me kërkesat për sigurimin e ofertës do të ketë si pasojë refuzimin e ofertës.
.
Periudha e Vlefshmërisë së Ofertës

3.22 Periudha e vlefshmërisë së ofertës fillon që nga momenti i skadimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave. Për sa kohë nuk ka skaduar afati kohor për vlefshmërinë e ofertave, Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë Ofertuesit me shkrim të zgjasë periudhën e vlefshmërisë, deri në një datë të caktuar. Ofertuesi mund t’a refuzojë këtë kërkesë pa humbur të drejtën për rimbursim të sigurimit të ofertës. Ofertuesi që bie dakord të zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës dhe të njoftojë Autoritetin Kontraktor me shkrim, duhet të zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës dhe të paraqesë një sigurim oferte të zgjatur. Oferta nuk mund të modifikohet. Nëse Ofertuesi nuk arrin t’i përgjigjet kërkesës së bërë nga Autoriteti Kontraktor lidhur me zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së ofertës, ose nuk bën zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë, ose nuk arrin të paraqesë një sigurim të zgjatur të ofertës, atëherë do të konsiderohet se Ofertuesi e ka refuzuar kërkesën e Autoritetit Kontraktor. Në këtë rast Autoriteti Kontraktor do të refuzojë ofertën.

4. PJESMARRJA DHE KUALIFIKIMI

Kriteret Specifike të Kualifikimit
4.5 Përsa i përket aftësisë teknike e profesionale, Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme minimale: (kërkesat më poshtë jepen vetëm si shembuj – autoriteti kontraktor mund të zbatojë një ose disa nga këto kërkesa apo mund të parashikojë kërkesa të tjera, me kusht që këto të jenë të sakta, objektive, jodiskriminuese dhe në përpjestim me vlerën e kontratës)::

1. Përvojë e suksesshme në ekzekutimin e të paktën:
a. Furnizime të së njëjtës natyrë në një vlerë prej ____________lekë (një shumë jo më e lartë se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet), të realizuara gjatë tre viteve të fundit të aktivitetit të operatorit;
b. Liçensa profesionale lidhur me mallrat objekt i kontratës nëse egzistojnë:
• ……………………………….
• ……………………………….
• ……………………………….
4.6 a. dëshminë e origjinalitetit të mostrave, përshkrimin dhe/ose fotografitë apo katalogjet teknike (për tu plotësuar nga Autoriteti Kontraktor )
_________________
_________________
b.dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike.
____________________
____________________
Bashkimi i Operatoreve Ekonomike

4.9 Oferta mund të paraqitet nga një grup operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe, në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë ekzekutimit të kontratës. Në oferta duhet të përcaktohet pjesa e mallit qe do te furnizoje secili nga anëtarët e këtij grupi.

4.10 Para dorëzimit të ofertës, grupi duhet të krijohet zyrtarisht me anë të një marrëveshjeje të noterizuar, në të cilën tregohet përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes apo sasia e mallrave konkrete për secilin anëtar, si dhe autorizimi/prokurën për përfaqësimin e anëtarëve të grupit, si për dorëzimin e ofertës ashtu edhe për lidhjen e kontratës në rast të shpalljes fitues. Përfaqësuesi duhet të bëjë edhe sigurimin e ofertës, duke specifikuar pjesëmarrjen si bashkim të operatorëve ekonomikë.

4.11 Në rastet e ofertave të paraqitura nga një bashkim shoqërish, gjatë vlerësimit të plotësimit të kërkesave të përcaktuara në DT, Autoriteti Kontraktor merr parasysh kualifikimet, gjendjen ekonomike e financiare dhe aftësitë teknike e profesionale të këtij bashkimi të marrë së bashku. Dokumentat e permendur ne seksionet 4.2, 4.3 dhe 4.4 duhet të përgatiten veçmas për secilin anëtar të bashkimit dhe duhet t’i bashkangjiten ofertes. Nderkohe, kerkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike duhet te permbushen nga i gjithe grupi i marre se bashku, ne perputhje me perqindjen e pjesemarrjes ne pune, te percaktuara ne aktmarreveshje.

Veprimet e jashtëligjshme

4.13 Në përputhje me Nenin 26 të LPP, me legjislacion për parandalimin e konfliktin e interesit, dhe etikën në administratën publike, Autoriteti Kontraktor e refuzon një ofertë, nëse ofertuesi që e ka paraqitur atë:
- i ka dhënë ose përgatitet t’i japë një punonjësi aktual ose të mëparshëm të Autoritetit Kontraktor një dhuratë në kesh ose jo, si një përpjekje për të ndikuar një veprim ose vendim, ose rrjedhën e procedurës së prokurimit publik; dhe/ose
- është në kushtet e konfliktit të interesit në këtë procedurë, si psh – një ofertues është i lidhur me një person fizik ose juridik, që është ngarkuar nga Autoriteti Kontraktor të japë shërbime këshilluese gjatë përgatitjes së projekteve, specifikimeve ose dokumentave të tjerë lidhur me prokurimin, apo ka lidhje me anëtarë të komisionit të vlerësimit etj.
- Ka dorëzuar dokumenta/informacione të rreme, që lidhen me kërkesat e paraqitura në Seksionin 4 të DT.

4.14 Autoriteti Kontraktor e informon me shkrim Ofertuesin dhe Agjencinë e Prokurimit Publik për refuzimin e kërkesës ose ofertës, si dhe për arsyet e këtij refuzimi, dhe bën shënimin përkatës në raportin për procedurën e prokurimit.

5. VLERËSIMI I OFERTAVE

Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme.
Kontrata do t’i akordohet atij Ofertuesi që ka paraqitur ofertën e vlerësuar si më të ulët. Ato oferta që në thelb nuk pajtohen me përshkrimin teknik e objektit të prokurimit publik do të refuzohen.

Kriteret e përzgjedhjes

5.1 Çmimi më i ulët i ofertës së kualifikuar. Dhe donacion ne natyre 10% te vleres se tenderimit.

Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës , në rast të luhatjes së çmimeve.

Ndalimi i negociatave

5.2 Nuk do të kryhet asnjë negociatë me Ofertuesin në lidhje me ofertën e tij.
Megjithatë, Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë Ofertuesit të sqarojë ofertën e tij, pa bërë asnjë ndryshim në thelbin e saj.

Ofertat anomalisht të ulëta
5.3 Nëse oferta e dorëzuar, bazuar në formulën e para-përcaktuar, i duket Autoritetit Kontraktor anomalisht e ulët në lidhje me mallrat e ofruara, atëherë Autoriteti Kontraktor i kërkon Ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse Ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të kënaqë Autoritetin Kontraktor, atëherë ai ka të drejtë të refuzojë ofertën.

5.5 Gjatë gjykimit nëse çmimi i një oferte është i justifikueshëm, Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë me shkrim Ofertuesit që të paraqesë detaje të mëtejshme mbi ofertën, duke përfshirë këtu elementet e çmimit dhe përllogaritje të detajuara. Autoriteti Kontraktor merr në konsideratë sqarime lidhur me, si më poshtë:
a) aspektet ekonomike të procesit të fabrikimit/realizimit;
b) zgjidhjet teknike dhe/ose kushtet e jashtëzakonshme të favorizuara që janë në dispozicion të Ofertuesit, për ekzekutimin e shitjes se mallit;
c) origjinalitetin e mallrave te ofruara nga Ofertuesi;
d) pajtueshmërinë me dispozitat që lidhen me legjislacionin e punës, si kushtet e punës që janë në fuqi në atë vend ku realizohen blerjet/shitjet e mallit.

Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra

5.6 Autoriteti Kontraktor korrigjon ato gabime në ofertë, që janë thjesht të një natyre aritmetike, nëse gabimi zbulohet gjatë shqyrtimit të ofertave. Autoriteti Kontraktor e pajis menjëherë Ofertuesin në fjalë me një njoftim me shkrim mbi çdo korrigjim të tillë dhe mund të vazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi t’a ketë miratuar këtë komunikim që i është bërë. Nëse Ofertuesi refuzon të pranojë korrigjimin e propozuar, atëherë oferta do të refuzohet, pa konfiskim të sigurimit të ofertës, nëse ekziston një e tillë.

5.7 Gabimet në llogaritjen e çmimit do të korrigjohen nga Autoriteti Kontraktor, sipas shëmbujve të mëposhtme:
- në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë, atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik,
- përveç kontratave me shuma të mëdha, nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të mbizotërojë çmimi njësi, dhe rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total,
- nëse ka një gabim në një shumë total, që korrespondon me mbledhjen ose zbritjen e nëntotaleve, atëherë do të mbizotërojë nëntotali dhe totali duhet të korrigjohet. Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i pranon ato, atëherë oferta e tij do të refuzohet.

5.8 Autoriteti Kontraktor e konsideron një ofertë si të pranueshme, nëse ajo i plotëson kërkesat e parashikuara në njoftimin e kontratës dhe në DT. Pavarësisht nga sa u tha më lart, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë t’a quajë ofertën të pranueshme, nëse:
(i) ajo përmban ndonjë gabim ose pakujdesi që mund të korrigjohen pa ndryshuar asnjë kusht ose aspekt material të kësaj oferte, ose që nuk ndikojnë në konkurencë, ose
(ii) ajo përmban vetëm devijime të vogla që nuk e ndryshojnë materialisht ose që nuk lindin si pasojë e karakteristikave, kushteve dhe kërkesave të tjera të paraqitura në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit; megjithatë, me kusht që çdo ndryshim i tillë të matet sa më mirë të jetë e mundur, dhe të merret në konsideratë siç duhet gjatë vlerësimit dhe krahasimit të ofertave.

5.9 Sa herë që refuzohet një ofertë ose s’kualifikohet një ofertues, autoriteti kontraktor informon ofertuesin e interesuar mbi arsyen/t e s’kualifikimit ose refuzimit.

7. NËNSHKRIMI I KONTRATËS

7.1 Autoriteti Kontraktor e informon atë Ofertues, oferta e të cilit është përzgjedhur si më e mira, përmes dërgimit të njoftimit të shpalljes fitues, siç parashikohet në Shtojcën 7. Një kopje e zgjeruar e këtij njoftimi publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, siç kërkohet në Nenin 58 të LPP.

Kushtet e kontratës

7.5 Autoriteti Kontraktor do të firmosë me atë Ofertues, oferta e të cilit është përzgjedhur si oferta me vlerë absolute/ perqindje e fitimi me e ulet, për kontratën “BLERJE KANCELERIE”

7.6 Drafti i kontratës përfshihet si Shtojca 8 dhe Shtojca 9 e këtij Dokumentacioni Tenderi (“Drafti”). Ofertuesi duhet të plotësojë draftin me të dhënat dhe detajet e tij, që gjenden në Ofertë (psh, çmimi).

7.7 Drafi i Kontratës (kushtet e vecanata dhe të përgjithshme), në rast të shpalljes fitues, plotësohet nga Ofertuesi duke e firmosur në çdo faqe të tij nga Personat e Autorizuar. Në Formularin e Deklarimit të Ofertës, Ofertuesi konfirmon pajtimin e tij për të firmosur kontratën sipas formularit të Kushteve të Kontratës, (shtojcat 9 dhe 10).

Garancia dhe detyrime të tjera të Ofertuesve
[PLOTËSONI, siç DUHET]

7.8 Ofertuesi është i detyruar të paraqesë një garanci për mallrat e ofruara. Periudha e garancisë duhet të specifikohet në Ofertë.










Shtojca 1




FORMULARI I DORËZIMIT TË OFERTËS – MALLRA



Titulli i kontratës dhe numri i referencës: ……………………………….

Njoftimi i Kontratës: …………………………………..


(Vendi dhe Data)

PËR: (Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

DORËZUAR NGA
Emri (-at) e ofertuesit (-esve)


Përfaqësuesi *
Partneri 2*
Etj … *

* Shto/fshi rreshta të tjerë për partnerë, nëse nevojitet. Vini re se nënkontraktori nuk konsiderohet partner në këtë procedurë tenderi. Nëse kjo ofertë dorëzohet nga një ofertues individual, atëherë emri i tij duhet të regjistrohet si
'Drejtues (dhe të gjithë rreshtat e tjerë duhet të fshihen)

Nr. i fleteve te dorezuara _______ (flete)

PERSONI I KONTAKTIT (për këtë ofertë)
Emri:
Adresa:

Nr. Telefonit:
Faks:
E-mail:


Nenshkrimi

Vula



Shtojca 2



[ Letër me kokë e ofertuesit]



FORMULARI I DEKLARIMIT TË OFERTËS
[Ref. …]



[Data]
Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]
Procedura e prokurimit (nëse zbatohet): [referenca e dosjes, përcaktuar sipas autoritetit kontraktor]
Përshkrim i shkurtër i kontratës: [lloji i procedurës dhe objekti]
Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimit Publik [Data] [Numri]

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

1. Kemi shqyrtuar dokumentat e tenderit për këtë procedurë dhe pranojmë, pa rezerva e përjashtime, kërkesat, afatet kohore dhe kushtet, e shprehura në këto dokumenta;
2. Ne i përmbushim të gjitha kërkesat ligjore, financiaro-ekonomike dhe teknike, të përcaktuara në dokumentat e tenderit, dhe e vërtetojmë këtë me çertifikata e dokumenta, të dorëzuar bashkë me këtë deklaratë;
3. Ne shprehim interes për të marrë pjesë në procedurë, në rast përzgjedhjeje nga autoriteti kontraktor;
(gjatë fazës së ofertimit dhe me kriterin e çmimit më të ulët – marzhi i fitimit me i ulet i dhene ne vlere absolute ose ne perqindje)
4. Marzhi i fitimit me i ulet (Vlera absolute ose perqindje me e ulet), [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;
5. Oferta jonë është e vlefshme për periudhën e përcaktuar në dokumentat e tenderit;
6. Në rast se oferta jonë pranohet, ne do të bëjmë sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit;
7. Nuk do të marrim pjesë si ofertues me më shumë se një ofertë për këtë procedurë.
8. Ne autorizojme autoritetin kontraktor të verifikojë informacionin/ dokumentet, që i bashkëlidhen kesaj oferte.
9. Pajtohem per te firmosur kontraten sipas formularit te kushteve te kontrates nese shpallem fitues.

Përfaqësuesi i ofertuesit

Nenshkrimi
V ula
Shtojca 3


FORMULARI I ÇMIMIT TË OFERTËS



Emri i Ofertuesit_____________________





1

2

3

4







Përshkrimi i mallrave


Marzhi i fitimit i shprehur në vlerë absolute





Afati






















Nënshkrimi i ofertuesit ______________

Vula ______________


Shënim:
1. Çmimet duhet të shprehen në Monedhën Shqiptare (Lekë).

2. Cmimi i perllogaritur do te bazohet ne :
i) çmimin e bursës, sipas Reuters lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili është publikuar në Buletinin e fundit të Njoftimeve Publike,para datës së dorëzimit dhe hapjes së ofertave;
ii) elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë karboni;
iii) marzhin më i ulët i fitimit, të shprehur në vlerë absolute dhe në përqindje.





Shtojca 5



1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
7. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga. Qendra Kombetare te Regjistrimit
8. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.
9. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.
10. Një dokument që vërteton se kapitalet/asetet e (subjektit tuaj) nuk janë në duart e përmbaruesit gjyqsor apo ekziston një urdhër sekuestroje për to, lëshuar nga Zyra e Përmbarimit.
11. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga Administrata Tatimore.
12. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore lëshuar nga Administrata Tatimore.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Keto kritere (pikat 1-6) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.
Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në te cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, per kete ato kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit te leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.
Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.




2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
III.1 Kèrkesat per Kualifikim
1. III.1.1 Kapaciteti Ligjor i operatorëve ekonomikë, duke përfshirë kërkesat lidhur me regjistrimin në regjistrat profesionalë ose tregtarë:
Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga. Qendra Kombetare te Regjistrimit
2. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.
3. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional, lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit.

Vertetim nga Prokuroria
Vertetim nga Gjykata
Vertetim nga Permbarimi
Vertetim nga Tatimet( qe ka paguar sigurimet shoqerore, TVSH, tatimet )
Vertetim nga Tatimet per xhiron e 2-3 viteve te fundit
Vertetim nga Ministria e Drejtesise ne emer te pronarit
Kopje NIPTI
Kopje License
Vendim Gjykate
Vertetim Bankar ( qe te kete nje gjendje ne llogarine bankare te pakten gjysmen e shumes se tenderit)
Kopje e furnizimeve ( kontratave ) te ngjashmeKriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Keto kritere (pikat 1-6) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.
III.1.3 Kapaciteti teknik:
3. License qe verteton te drejten per ushtrimin e aktivitetit te leshuar .
4. Deklaratë në të cilën ofertuesi merr përsipër furnizimin me materiale kancelerie objektin e fshatit SOS sipas kerkesave te ketij te fundit dhe ne kohen e duhur me cilesine e kerkuar.








Shtojca 7



[Autoriteti Kontraktor]
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT



[Ref. …] [Data]


Për: [Emri dhe adresa e ofertuesit të shpallur fitues]




* * *
Procedura e prokurimit: [Referenca e dosjes nga autoriteti kontraktor]
Përshkrim i shkurtër i kontratës: [Qëllimi dhe Kohëzgjatja e kontratës]
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]
Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:
1._________________________________ _____________________________
Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
Vlera ____________________________________
(me numra dhe fjale)

2._________________________________ _____________________________
Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
Vlera ____________________________________
(me numra dhe fjale)

Etj.______________________________________________ _____

Jane skualifikuar ofertuesit e meposhtem:
1._________________________________ _____________________________
Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it
2._________________________________ _____________________________
Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it Perkatesisht per arsyet e meposhtme:
__________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________



* * *
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë [emri dhe adresa e ofertuesit të shpallur fitues] se oferta e paraqitur, prej __________________(vlera përkatëse e shprehur në fjalë dhe shifra) është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë [emri dhe adresa e autoritetit kontraktor dhe referenca e kontaktit] kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe të sigurimit të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, oferta prej _______________________[vlera përkatëse e shprehur në fjalë dhe shifra], siç parashikohet në nenin 58 të ligjit për prokurimet publike nr.9643 date 20.11.2006



Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­____________________________ _

Ankesa: ka ose jo______________
(nëse ka) ka marrë përgjigje në datë ___________________________




Nr. ______ Prot Tiranë, më …/…./ 2009

SOS- FSHATRAT E FEMIJEVE SHQIPERI


Autoriteti Kontraktor, adresa,nr.tel:
Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane. P.O.Box 1524
Tel/Fax 042 378 517 ext 18
soskd@soskd.org.al (soskd@soskd.org.al)
www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al/)


Lloji I procedurës së prokurimit: Procedurë e Hapur


Objekti I prokurimit : Blerje Materiale Kancelerie


Fondi Limit :

Total - 810 000 lekë (Teteqind e dhjete mije leke)

“Blerje Materiale Kancelerie”

Ne kete tender pranohen te marrin pjese shoqerite furnitore me seli ne Tirane.

Periudha e shtrirjes se kontrates: 31.12.2009


Data e zhvillimit te tenderit: 17.02.2009, ora 12:00
Vendi: Rr. Pjeter Budi, Pall. Klasik Konstruksion, Shk.B, Ap.16, Tirane.
P.O.Box 1524


Per cdo informacion te metejshem klikoni prane faqes sone te internetit:

www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al/)


Drejtore Nacionale



Teuta SHKENZA