PDA

View Full Version : Tirane, njoftim Realizim spoti sensibilizues dhe transmetim ne TV



Amaro Drom
17.08.2016, 14:06
KËRKESË PËR OFERTË


Në kuadër të projektit “Platforma kundër varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social midis komuniteteve Rome në Shqipëri” zbatuar në zonat Moravë/Berat, Korçë, Shkodër, Baltëz/Fier, me numër kontrate P9150, financuar nga Radiohjalpen dhe We-Effect, implementuar nga Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”, ju drejton këtë kërkesë për ofertë:

1 Realizim Spoti Sensibilizues (30 Sekonda)
2 Transmetim i Spotit Sensibilizues në televizion përgjatë periudhës Shtator 2016.

Fondi limit 650.000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) LEK

Afati i pranimit te ofertës deri në 24 Gusht 2016

1- Oferta duhet të adresohet në emër të Unionit për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”;
2- Të përfshijë afatin e vlefshmërisë së ofertës;
3- Në koston e transmetimit të specifikohet orari dhe shpeshtesia e transmetimit;
4- Në ofertë duhet të jetë qartësisht i përmendur numri i rregjistrimit të biznesit, NIPT-i.
5- Në rast përzgjedhje të ofertës suaj, pagesa do të realizohet me Bankë nëpërmjet llogarisë sonë tek BKT ne lekë.
6- Pas datës 24 Gusht 2016, asnjë ofertë nuk do të jetë me e pranueshme.

Oferta mund të dergohet në këtë adresë e-maili: amarodrom@abissnet.al ose me zarf në adresën: Rr. “Sulejman Pasha”, Lgj. 4, Pll 2. Shkalla 3 Tiranë – Albania.