PDA

View Full Version : ofroj Permet Banjat Termale Bënjë,2200leke



AD company
16.08.2016, 17:42
Permet Banjat Termale Bënjë, ‪Kanioni (https://www.facebook.com/hashtag/kanioni?source=feed_text&story_id=542962339221351) Langaricës ‪Gryka_e_Këlcyrës (https://www.facebook.com/hashtag/gryka_e_k%C3%ABlcyr%C3%ABs?source=feed_text&story_id=542962339221351) ,PLAZH & EKSPLORIM. Ura e Katiut, Uji i Ftohtë Tepelenë, Qyteti i Pëmetit të gjitha pjesë e një udhëtimi të paharruar 2200 lekë.
Info:
I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikëpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një shkallë të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas. Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 metra larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë.
Transporti:
SPRINTER KOMOD 20 vendesh AC, Shoqërues gjatë gjithë udhëtimit.
Programi:
Nisemi në orën 06:00 tek Kafe Flora Mine Peza pasi jemi mbledhur i gjithë grupi.
Vazhdojmë udhëtimin e më pas ndalojmë për kafen e mëngjesit rreth 20 min.
Ndalesë tek Uji i Ftohtë i Tepelenës.
Rreth orës 11:30 mbërrijmë tek Vaskat Termale. Bëhet fjalë për një vend me vlera kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të rajonit jugor.
Pasi i kemi shijuar ato drejtohemi drejt kanionit të Langaricës. 🚤 Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë.
Pasi jemi larë në Vaskat Termale dhe eksploruar Kanionin e Langaricës, nisemi për një vizitë të shkurtër drejt qytetit të Përmetit ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave dhe më pas tek Gryka e Këlcyrës.
Nisja drejt Tiranës rreth orës 17:30.NJË GUIDË PËR TË MOS U HUMBUR !
Programi:
Nisja në orën 06:00 tek Kafe Flora Mine Peza.
Rrugës ndalesë 15-20 min për pushim kafe.
Vizitohen:
Banjat Termale
Ura e Katiut
Kanioni i Langaricës
Gryka e Këlcyrës
Uji i Ftohtë i Tepelenës
Qyteti i Përmetit
Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:30⌚️
Duhet të keni me vete:
Rroba sportive
Atlete ose sandale të përshtatshme për ecjen përgjatë kanionit
Ushqime të thata
Çokollata
Shishe uji 1.5L
Rroba plazhi
Syze & kapele
Krem dielli
Buzëqeshjen tuaj
Në çmimin 2200 lekë përfshihet:
Transporti Komod Sprinter 20 Vendesh
Guida(Shoqërues Grupi)
Per tu bere pjese e grupit kontaktoni
AD Company Tourism
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania
Telephone:+355 4 222 02 69
Cel: +355 696005706/ 0682020092
Email: tourism@adcompany.al
Website: www.adcompany.al


Tel. : 0682020092

Cel. : 0696005706