PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Projekti



Balfin
16.08.2016, 12:09
Njoftim Pune


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Shoqëria "AgroCon Albania" sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pozicioni: Asistent/e Projekti

Vendodhja: Tiranë

Shoqëria: AgroCon shpk


Funksionet kryesore:



Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.
Jep suport të vazhdueshëm Departamenteve të Agrocon në planifikimin dhe Zbatimin e projektit Agrocon Albania, menaxhimin dhe përfundimin e fazave të tyre. Ndihmon Departamentet të arrijnë realizimin e objektivave vjetore.
Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klienteve potenciale, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta kliente.



Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore :



Asiston Departamentet dhe MD në hartimin e proçedurave përkatëse për proçeset e punës të Shoqërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të këtyre proçedurave.
Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klientëve potencialë, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta klientë;
Kujdeset për të koordinuar kërkesën për produktet që vijnë nga Departamenti i Shitjeve me Departamentin e prodhimit.
Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projektit të Agrocon;
Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
Kujdeset për rakordimin e Departamenteve të Agrocon, akteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i kompanisë;
Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamentet;
Bën kërkime të të dhënave dhe informacioneve sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projekti;
Monitoron kanalet informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për Bujqësinë, Grantet etj
Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të MD dhe të Departamenteve te Agrocon.
Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të MD dhe të Drejtorëve të Departamenteve.
Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
Koordinon me korrierin dhe shoferët sipas rastit dhe nevojave të departamentit
Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Administratori në funksion të zbatimit të projektit Agrocon.



Kualifikime:



Preferohet të ketë arsim të lartë;
Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme



Kërkesa të tjera:



Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin;
Aftësi te shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
Etikë në punë;
Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;
Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë me orare të zgjatura.



Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:



Me e-mail: hr@balfin.al
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rr."Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania


Afati i aplikimit: 25/08/2016



Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.