PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Manaxher Projekti - Junior



Balfin
16.08.2016, 12:04
Vend Vakant


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Pjesë e BALFIN Group është Green Coast, një kompani e fokusuar në Projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, menaxhimin, operimin e Resorteve Turistike, Enklavave të Zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Manaxher Projekti - Junior

Raporton: Administratori i Kompanisë

Shoqëria: GREEN COAST shpk

Funksionet kryesore:


Është përgjegjës për mbikëqyrjen, koordinimin, implementimin dhe përfundimin e projekteve specifike.
Siguron bashkërendimin e implementimit të fazave të ndryshme mes aktorëve të përfshirë në realizimin e projektit dhe zhvillimit proaktiv të strategjive të investimit.
Siguron asistencë dhe analiza në hapat që do të ndërmerren për të bërë të mundur ligjërisht projektin.


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:



Në funksion të mirëfunksionimit dhe zhvillimit të bisnesit, identifikon, vlerëson dhe përcjell për miratim mundësi të reja bisnesi;
Bashkërendon marrëdhëniet dhe komunikimin me aktoret vendim-marrës për projekte të ndryshme;
Bashkërendim me agjensitë kombëtare për lejet dhe liçensat e nevojshme gjatë fazave të zhvillimit të projektit;
Identifikon lejet e ndryshme qeveritare të duhura për projektin dhe jep mendimin mbi termat dhe kushtet që duhet të plotësohen për marrjen e tyre;
Jep mendimin mbi termat dhe kushtet për lejet e ndryshme qeveritare;
Lehtëson dhe ndjek proçesin e aplikimit për lejet lokale dhe kombëtare;
Zhvillon strukturat dhe proçeset sipas një plani të miratuar, në projektet ku kompania është investitore;
Përgjegjës (kur I delegohet nga Administratori) për bashkërendimin me bashkëpunëtorët e jashtëm gjatë gjithë marrëdhënies për finalizimin e detyrave dhe harmonizimin si dhe reflektimin e ndryshimeve;
Kryen analiza, identifikon problematika, rekomandon shërbime, asiston në implementimin e projektit duke ofruar suport analitik, praktik dhe ndjekje në terren;
Vlerëson riskun, i cili përfshin krahasimin e riskut të vlerësuar me kritere të vendosura nga kompania, të tilla si: kosto, kërkesa ligjore, faktorë të ambjentit si dhe vlerëson mënyrën e mëparshme të manaxhimit të rikut nga kompania;
Asiston dhe lehtëson në përpilimin e buxhetit të projektit, nevojës për financim dhe nivelin e shpenzimeve të pritshme;
Asiston dhe lehtëson në dizenjimin e skedulit të afateve kohore që duhet të zbatojnë kontraktorët e përfshirë në studimet e nevojshme për marrjen e lejeve qeveritare;
Identifikon, zhvillom dhe/apo mbikëqyr implementimin e projekteve duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e tij në grupet e punës të brendëshme apo të jashtme;
Pjesëmarrës në ndërtimin e planeve strategjike afatgjata dhe implementimin e planeve strategjike operacionale;
Koordinon proçeset për ngritjen e infrastrukturës mbështetëse në projektet e zhvillimit të pronës;
Kryen ndjekjen dhe monitorimin deri në fazën e tretë të ciklit jetësor të projektit;
Mbikëqyr implementimin e proçeseve dhe kujdeset për dokumentacionin e nevojshëm;
Raporton në mënyrë periodike sipas formateve të parapërcaktuara tek Administratori i Kompanisë.
Si dhe çdo detyrë tjetër e caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kërkesa të tjera:


Të jetë i aftë në proçeset e planifikimit dhe te organizmit të punës (dhe punës në grup);
Të këtë aftësi të mira komunikuese;
Të dijë të punojë në grup;
Të zotërojë aftësi negociuese;
Të menaxhojë konfliktet;
Të jetë tolerant ndaj stresit.


Kualifikime:


Preferohet të ketë arsim të lartë në Degën Ekonomik;
Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në fushën e menaxhimit të projekteve/menaxhim.


Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:



Me e-mail: hr@balfin.al
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 2, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 25/08/2016

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.