PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Hollande Tur 8 Netë – 9 Ditë për vetëm 399 Euro



Sole Travel & Tours
17.08.2016, 18:22
Tur 8 Netë – 9 Ditë për vetëm 399 Euro
20 – 28 Shtator Amsterdam 2016
Tiranë – Split- Opatija – Ljubljana – Munich – Amsterdam – Stuttgart – Zyrih – Milano – Verona – Venecia – Rijeka – Tiranë
(Një udhëtim i pa harrueshëm drejt Evropës Qëndrore me Matias Travel)
Programi :
Dita e parë : Tiranë – Split – Opatija ( 850 km)
Nisja në orën 04:00 të mëngjesit nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare ne Muriqan, vazhdohet udhëtimi gjatë rivierës së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivat, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Udhëtimi vazhdon me autobuz në territorin Kroat për në Opatija. Më pas sistemimi në Hotel ne Lovran.
Dita e Dytë : Opatija – Ljubljana – Munich ( 500 km)
Mëngjesi në Hotel, vazhdimi i udhëtimit drejt Sllovenisë ku do të qëndrojmë rreth dy ore tur vizitash në qytetin e Ljubljanës ku vizitohet kryeqyteti Slloven me monumentet historike te tij si : Sheshi Presheren, Kisha Katolike e Anunciates, Teatri i operas, parlamenti Slloven, dhe sheshi i Republikes. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak, vizitë panoramike në Salzburg dhe vazhdojmë drejt Munich- ut ku do te vizitohet në mbremje. Vizitë panoramike në pikat turistike në pikat më të bukura të Munich- ut si : – Shtepia e Birrës (Hofbrauausi i famshëm), Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marient Plaz, ku ndodhet Bashkia e Qytetit, sheshet Olimpike ku gjendet Muzeu i BMW, Kulla Olimpike 280 m e lartë. Akomodimi në darkë në Hotel në Munich.
Dita e Tretë : Munich – Amsterdam (800 km)
Mëngjesi në Hotel, vazhdimi i udhëtimit drejt Stuttgart, Frankfurtit, Dusseldorf dhe mberritja në mbremije në Amsterdam. (Gjatë këtij udhëtimi do të kemi vetëm ture panoramike dhe ndalesa personale cdo dy orë, në menyrë që të jemi rreth pasdites vonë në Hotel) Akomodimi në Hotel në Amsterdam.
Dita e Katërt : Vizitë në Qytetin e Amsterdamit

Mëngjesi në Hotel, fillojmë turin e vizitave në qytetin bregdetar të Amsterdamit ku do të kemi mundesi të vizitojmë : Pjesen e Vjetër dhe të Re të Amsterdamit, Sheshi Magna, Veshja e jashtme e pallatit mbretëror eshte fasada më e bukur e sheshit Magna. Vizitë në Muzeumin RIJKS, Shtepitë Tregtare të shekullit te XVII, dhe kishat me këmbanat e tyre të shekullit të XVI dhe XVII. Pasdite e lire për të vizituar qëndrat dhe dyqanet e Amsterdamit. Në mbremje e akomodimi në Hotel.
Dita e Pestë : Amsterdam – Rotterdam

Mëngjesi në Hotel, me pas nisemi për vizitë në Rotterdam ku vizitohen : Parlamenti, pallati i paqes dhe monumente të tjera. Kthimi pasdite në Amsterdam në Hotel dhe mbremja e lire për tu argëtuar nëpër Clubet e qytetit.
Dita e Gjashtë : Amsterdam – Stuttgart (600 km)
Mëngjesi në Hotel, me pas nisemi drejt Stuttgart ku përgjat rrugës do të përshkruajme qytetin Dortmund-it, Koblenc, mberritja pasdite në Stuttgart rreth orës 15 : 00 dhe fillojmë turin e vizitave në qytetin e Stuttgart-it. Muzeumi i Mercedes Benz.
Dita e Shtatë : Stuttgart – Zyrih – Milano (500 km)
Mëngjesi në Hotel, nisemi herët nga Stuttgart drejt Zyrihut, ku do të fillojme turin e vizitave për rreth dy orë. Më pas do të marrim rrugën drejt Milanos ku do të vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Në mbremje behet sistemi në Hotel.
Dita e tetë : – Milano – Rijeka (500 km)

Mëngjesi në Hotel dhe më pas nisemi për në Venecia, ku do vizitohet Piazza San Marco, Katedralja, më pas do konsumojmë një drek Veneciane (nuk është në çmim) në Venecia. Rreth ores 18:00 nisemi drejt kufirit Kroat. Sistemimi në Hotel në Rijeka.
Dita e Nëntë : Rijeka – Tiranë (800 km)
Mëngjesi në Hotel, përgjatë rrugës do të përshkruajmë Zadarin, Splitin, Dubrovnikun, do të ketë pushime çdo dy orë për të konsuamuar kafe dhe dreken sipas nevojave, Në mbrëmje vonë mberritja në Tiranë .
Ne çmimin 399 Euro perfshihen :
– Transporti me autobus komod
– Guidat sipas programit
– Fjetje 8 netë në hotel
– Mëngjeset përgjatë udhëtimit
– Shoqërues Shqipëtar gjatë gjithë udhëtimit
Ne çmim nuk përfshihen :
– Hyrja në monumente dhe muzeume
– Taksa + Trageti i Venecias (20 euro / personi)
– Dhe gjithcka tjetër që nuk është përmendur më lart
– Siguracioni i jetes ne udhetim