PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour TUR 5 NETE 6 DITE Date: 2 – 7 Shtator 239 Euro



Sole Travel & Tours
17.08.2016, 18:22
TUR 5 NETE 6 DITE
Date: 2 – 7 Shtator
Tur ne Vjenë dhe Budapest 239 Euro
Dita e Parë: Nisja nga Tirana ne oren 04:00 me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Ndalesë per nje pushim te shkurter në Dubrovnik. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite e lire per te shijuar Budapestin naten. Akomodimi ne Hotel ne Budapest.
Dita e peste:Mengjesi ne hoteli. Nisemi drejt Beogradit. Fillojme turin e vizitave ne qendren e qytetit me shetitoren karakterstike, katadralen e madhe te Sh.Saves, Kalemegdanin, Kalan e madhe Kalemegdan, Beogradin e ri si dhe uren e re Ada mbi lumin Danub, Rrugen e shkodraneve,Sheshi Albania si dhe pallatin e Presidentit apo dhe ate te parlamentit si dhe ndertesa te tjera muzeale. Akomodimi në Hotel.
Dita e Gjashte : Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mberritja në Tiranë.
Në cmim 239 Euro përfshihen:
* Udhetim me autobus komod.
* Akomodim në hotel
* Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
* Shoqërues shqiptar gjatë udhetimit
Në pagesë nuk janë përfshirë:
* Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
* Hyrjet në monumente dhe muzeume.
* Siguracioni i jetes ne udhetim