PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Asistent/ Specialist Raportimi



Union Bank
10.08.2016, 08:53
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Asistenti/Specialisti ne Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.

Asistent/Specialist Raportimi

Qellimi i Pergjithshem i Punes eshte te asistoje ne prodhimin e raporteve te nevojshme per nevojat e brendshme te bankes si dhe paleve te treta te autorizuara per marrjen e informacioneve nga banka, duke u siguruar qe raportet te jene te sakta dhe brenda afateve te percaktuara.
Profili Individual i deshiruar:

• Diplome e Fakultetit Ekonomik, preferohet ne degen Informatike Ekonomike (preferohet mesatare e pergjithshme e notave mbi 8).
• Eksperienca e punes rreth 2 vjecare ne raportim financiar, perben avantazh.
• Njohuri shume te mira te programeve baze te perpunimit te te dhenave (excel, access).
• Njohuri te mira te Kontabilitetit Financiar.
Aftesi te tjera:

• Te kete aftesi te mira ne komunikimin me shkrim.
• Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
• I/e organizuar, i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te punoje nen presion, i/e gatshem per te mesuar dhe thelluar me shume ne punen e tij/saj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 21 Gusht 2016:

- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- Kopje te diplomes dhe listes se notave

ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit Tirane
E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Kandidatet e perzgjedhur mund t’i nenshtrohen nje testi profesional.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.