PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste



Soft & Solution
19.01.2017, 08:42
Kompania Soft & Solution sh.p.k kërkon të punësojë një person në pozicionin Recepsioniste.
Detyrat kryesore:
- Pret, komunikon dhe regjistron vizitorët/klientët që janë te interesuar të hyjnë në mjediset e kompanisë.
- Mban të dhënat e kontaktit (emër, numër telefoni, adresë, adresë postare, email etj.) për firma/persona me të cilët kompania ka komunikim.
- Administron korrespondencën me anë të postës elektronike.
- Zbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e kompanisë.
- Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
- Përmbush të gjitha kërkesat e administratës (blerjet e kancelarisë, kuzhinës dhe higjienës)
- Kontakton dhe menaxhon personat përgjegjës për mirëmbajtjen dhe performancën sa më të mirë të ambientit të zyrave.
- Të tjera në funksion të përmbushjes së detyrës
Kualifikimet / Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office
- Leje drejtimi automjeti
- Elokuent/e në të folur
Dokumentacioni i kërkuar për aplikimin:
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Diplomës dhe dëshmi të kualifikimeve të tjera
- Listë Notash
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka)
- Letër Interesi
Mirëpresim aplikimet tuaja në: rekrutime@softsolution.al.
Kontakt: 0696113045 (tel:0696113045)
Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare: http://www.softsolution.al/