PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



SPAR
20.07.2016, 10:26
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.

Pozicioni:Specialiste Marketingu
Departmenti:Departamenti i Marketingut
Vendodhja:Tirana East Gate, (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit:Asiston në përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive të marketingut me qëllim që të arrihen objektivat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgatit publikimet e brendshme dhe të jashtme duke siguruar implementimin e saktë të rregullave të markës.
- Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të ndryshme të implementimit të proceseve të marketingut.
- Përgatit materialet promocionale të kompanisë nga aspekti visual si dhe drejton, monitoron shpërndarjen në Tiranë dhe qytete të tjera.
- Ndjek procesin e dizenjimit, printimit/prodhimit për postera, flyers, formulare etj, materiale të nevojshme të marketingut për promocionet e përhershme/speciale në dyqane.
- Përgjegjës për porositjen e të gjithë materialeve promocionale që kërkohen në dyqane: etiketa plexiglase, ekspozitore, stenda etj.- Kontrollon katalogun nga pikëpamja grafike dhe funksionale.
- Përgatit raporte pas çdo vizite nëpër dyqane të cilat përmbajnë informacion dhe problematikat e shfaqura në secilin dyqan.
- Menaxhon dhe monitoron mediat sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
- Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve.
- Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe logjistikës për planifikimin dhe implementimin e ofertave.
- Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
- Ndihmon në çeshtjet operacionale të departamentit;
- Jep suport në proçese të tjera të punës.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b. Eksperiencat e punës: 2-3 vite eksperiencë pune në këtë profil.
c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun dhe shitjet me pakicë;
- Aftësi kompjuterike të paketës Adobe;
- Njohuri të mira mbi fotografimin e produkteve.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
- Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
- Të jetë person kreativ, etj.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 07/08/2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.