PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Pakete ne bregdet Shqiperi Fundjave ne Theth,22 – 24 Korrik, 3 dite, All Inclusive, €59



Sole Travel & Tours
19.07.2016, 19:02
Fundjave ne Theth,22 – 24 Korrik, 3 dite, All Inclusive, €59
Dita e pare: Nisja diten e premte ne ora 17.00 nga Tirana. Pushime te shkurtra gjate rruges. Mberrijme ne Theth rreth ores 22.30 – 23.00. Darka ne bujtine me produktet e fresketa dhe BIO te vendit. Pas darke, lojera dhe aktivitete.
Dita e dyte: Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht,caj,veze,etj.) Pas mengjesit nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese),kalojme uren e telit per te shikuar ujvarat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh. Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Keto do kemi mundesi te pushojme gjate, te bejme foto dhe te konsumojme dreken e paketuar nga bujtina ku jemi akomoduar. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne bujtine, vizitojme kanionin e Grunasit, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Me pas kthimi per ne bujtine.
Dita e trete: Ora 8.00 – 9.00 mengjesi. Pas ores 9.00 nisemi zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin .Vazhdojme ecjen per ne qender te fshatit. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare qe shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne hotel, ku mbaron dhe ky udhetim mbreslenes. Rreth ora 15.00 nisemi per Tirane. Fundi i sherbimit tone.
Detaje të tjera
Keshillohet te merren me vehte :
– cante shpinde (per dreken) dhe nje shishe uje 0.5 L.
– atlete te rehatshme, sugjerohen atlete vrapit.
– blusa me menge te shkurta per rruges dhe me menge te gjata per ne darke.
Ne cmim perfshihet:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me furgon komod.
2. Akomodim në bujtine, për 2 netë qëndrimi.
3. Dreka dhe darka e dites se pare, mengjesi i dites se dyte.
4. Guida gjate gjithe udhetimit
Në cmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Pijet pervec rakise (specialitet i vendit) dhe kafes.
*akomodimi ne dhome behet sipas deshires tuaj (2she,3she ose 4she)