PDA

View Full Version : Tirane - Ofroj vend pune Shites



Elektrofrigo
03.09.2016, 17:29
Tiranë, ofroj vend pune shitës/shitëse

Elektrofrigo është një kompani që prej më shumë se 10 vjetësh tregton një gamë të jashtëzakonshme të pjesëve të këmbimit për elektroshtëpiake të cdo lloji. Duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe të produkteve, Elektrofrigo kërkon të punësojë Shitës/Shitëse.


Kërkesat për këtë pozicion janë:




Të njohë mirë materialet elektro-shtëpiake (Eksperienca në shitjen e tyre përbën avantazh)
Eksperiencë pune - të paktën 1-3 vjet
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Të jetë person i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
Të disponojë Leje Qarkullimi



Të dhënat:

Pozicioni: Shitës/Shitëse - Full Time.
Vendndodhja: Tiranë
Pagesa: Konkuruese
Aplikimet mbyllen: 1 Tetor 2016

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV me foto ne adresën e e-mailit: Elektrofrigoal@gmail.com Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.