PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Specialist i Perpunimit te Parase



ProCredit Bank Albania
15.07.2016, 11:57
ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e mesme dhe te mëdha si dhe për ata individë që zgjedhin të kursejnë me ne. Në veprimet tona, ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredinë konsumatore, përpiqemi të minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis dhe ofrojmë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve tanë si dhe të bazuara në një analizë të përgjegjshme financiare. ProCredit Bank Shqipëri është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, me qëndër në Frankfurt, Gjermani.

Kërkojmë të rekrutojmë së jashtmi, një staf suport ne pozicionin :

Specialist i Perpunimit te Parase per Qendren e Perpunimit Shkoder

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:



Perpunon/pergatit vlerat monetare (ne nivel copesh) nga paisjet e zonave te vetsherbimit te rajonit duke respektuar te gjithe rregullat e parashikuara ne proceduren e administrimit te parase si edhe rregulloret e Bankes se Shqiperise per pershtatshmerine e kartmonedhave .
Evidenton dhe raporton diferencat e dala gjate perpunimit te fondeve sipas procedurave ne fuqi.
Regjistron kerkesat per dalje/hyrje fondesh ne Qendren e Perpunimit ne softin “ Cash Transport “.
Ploteson dhe firmos perkatesisht format e lidhura me transaksionet me kasaforten e qendres se perpunimit (CDF1, CDF2 format e ATM-ve, mandatet e gjeneruara nga CW.Net si edhe mandatet e arketimit ne Drop BOX );
Ne bashkepunim me perpunuesit e tjere pergatit kasetat per mbushje te ATM-ve (sipas percaktimeve te Procedures per mbushjen e ATM-ve) .
Ploteson dhe firmos perkatesisht librat ATM-ve;
Kontrollon dhe firmos perkatesisht raportin e kristaleve ne lidhje me transaksionet me kasaforten te gjeneruar nga CW.Net;
Rregjistron dhe/ose autorizon transaksionet ne modulet perkatese te sistemit.
Kryejne procesin e mbushjes / zbrazjes se ATM-ve offsite te rajonit perkates.
Mban celesat,kode alarmi dhe numerike per te aksesuar Qendren e Perpunimit te Parase.
Ndjek me perpikmeri te gjitha rregullat e pershkruara ne Proceduren e Administrimi i Kodeve , Celesave dhe Qarkullimi ne Ambjentet e Bankes.
Merr pjese ne te gjitha trainimet e percaktuara nga Banka qe ndihmojne dhe jane kusht per permbushjen e pergjegjesive te pozicionit ne menyre sa me te mire;



Nëse eksperienca dhe profili juaj korrespondon me kërkesat e mëposhtme:


Te kete njohuri mbi elementet e sigurise se kartmonedhave si edhe rregulloreve ne fuqi per pershtatshmerine dhe autenticitetin e tyre.
Preferohen kandidate me eksperience ne pozicione te ngjashme
Diplome universitare (e preferueshme)
Aftesi shume te mira komunikuese dhe organizative
Te jete proaktiv dhe fleksibel per te punuar jashte orarit zyrtar


Ju lutem dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 29 korrik 2016 duke klikuar ne linkun: Apliko ketu (https://cv-uploader.procredit-holding.com/Default.aspx?position=b0a57b6ce5a6473485b39665069d e565)

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për tu ftuar në fazat e tjera te rekrutimit.