PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues/e Shitjesh dhe Marketingu



Profesionisti Recruitment Agency
19.07.2016, 11:21
https://media.licdn.com/mpr/mpr/shrink_200_200/AAEAAQAAAAAAAASSAAAAJDUzZjBhODhhLWQyNTMtNDQ3NC1iOW IxLWYwYWRmYWYyNGRlMg.png


Drejtues/e Shitjesh dhe Marketingu
Klienti ynë, një kompani lider në sigurimin dhe ofrimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar të gjitha fushat e komunikimit, aktiviteteve artistike & kulturore dhe turizmit, është në kërkim të një personi me shtysë dhe energji për nxitjen e promovimit dhe marketimit të të gjitha produkteve dhe shërbimeve që kjo Kompani ofron në treg.

Kandidati/ja duhet të ketë provuar më parë ngritjen dhe drejtimin e një ekipi që marketon dhe shet shërbime; të kontaktojë klientë potencialë për t’iu ofruar atyre risitë më të fundit të informacionit dhe marketingut; të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut.

Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Planifikuar dhe organizuar mbulimin territorial të shërbimeve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara.
2. Mobilizuar dhe motivuar Ekipin e Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore.
3. Përshtatur shërbimet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut.
4. Planifikuar dhe ekzekutuar marketimin e këtyre shërbimeve drejt klientelës së synuar.