PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Shitjesh per Materiale Elektrike



ep & partners consultancy sh.p.k
25.07.2016, 10:48
eppc kërkon një Koordinator shitjesh për materiale elektrike për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në sektorin e tregtimit të materialeve elektrike italiane.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Kontakton dhe kontaktohet nga klientët për të marrë porositë sipas kërkesave dhe nevojave të tyre;
· Sigurohet në plotësimin e nevojave të klientëve nëpërmjet përpunimit saktë dhe në kohë të urdhërave;
· Informon klientët në rastet kur ka vonesa në dorëzimin e mallit dhe koordinon datat alternative të dorëzimit;
· Koordinon punën me departamentet e tjera (teknike, të shitjes, logjistikës) me qëllim ekzekutimin e cdo porosie në kohë dhe me efektivitet tek klientët;
· Regjistron të dhënat e shitjeve si bazë për gjenerimin e raporteve sipas nevojës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; (domosdoshmëri)
· Të njohë mirë materialet elektrike; (Eksperienca në shitje e tyre përbën avantazh);
· Të jetë person i mirëorganizuar, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve;
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i orientuar drejt marrëdhënieve me klientët;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze;
· Të zotërojë mirë MS Office, kryesisht Excel.


Të dhënat:

Pozicioni: Koordinator shitjesh për materiale elektrike;
Vendndodhja: Autostradë, pranë QTU;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 26 Korrik 2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.