PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Pakete ne bregdet Greqi Plazh ne Lefkada me transport, 5 dite, 4 Korrik, €200



Sole Travel & Tours
30.06.2016, 16:06
Plazh ne Lefkada me transport, 5 dite, 4 Korrik, €200

► DITA PARE – Nisja nga qëndra e Tiranës në mëngjes në orën 05:00 me mjet komod. Ndalesa të vogla rrugës për në kufirin e Qafëbotës. Ndalese rreth dy orë në Parga, qytet turistik i ndërtuar në qafëmali dhe bregdet. Me pas vizite e shkurter ne Preveza. Mberritja ne Lefkada ne darke. Akomodimi në hotel. Darka ne hotel.
► DITA DYTË – Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:30 deri ne oren 15:00. Pas plazhit, nisemi per te konsumuar dreken dhe per nje vizite ne fshatin turistik Agios Nikitas. Rreth ores 18:00 kthimi per ne hotel. Pasdite e lire. Darka ne hotel.
► DITA TRETË – Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për te vazhduar udhetimin tone. Fillon udhëtimi në orën 10:00. Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki, Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo dhe shpellen Papanikoli. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron në orën 18:30. (Shetitja me anije ka kosto shtese opsionale 14€/person) Me pas qëndrojme për një kafe në Nidri dhe me pas vazhdojmë për në hotel. Darka ne hotel.
► DITA KATËRT – Pas mengjesit, kohe e lire per plazh. Darka ne hotel.
► DITA PESTË – Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri i Kakavisë. Ndalesë dhe shetitje në liqenin dhe kalanë e Janinës. Mberritja ne Tirane, fundi i sherbimit tone.
Cmimi per femijet:
Nga 0-2 vjec: Falas
Nga 2-12 vjec: zbritje 50 Euro
Mbi 12 vjec: Cmimi i plote
Cmimi perfshin:
✔ Transporti Komod Tirane – Lefkada vajtje ardhje
✔ Transfertat si ne program
✔ Akomodimi në hotel Pegasos 3* ne qender te Lefkades prane detit ose hotel te ngjashem.
✔ Mengjeset dhe darkat
✔Shoqerues shqiptar nga agjensia
– Zbritja per transport individual 20 euro/person
- Cmimi per person ne dhome teke 260 euro

Nuk perfshihen:
– Udhëtimi me anije 14 €/person
– Drekat
– Shazllonet dhe cadrat ne plazh (mesatarisht 5 euro dita 2 shazllone dhe 1 cader)
– Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “Te Perfshira”

KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
Sugjerim: Nese ngeleni te kenaqur nga sherbimi i shoferit dhe i guides bakshishet per ta jane te mirepritura, por jo te detyruara!
Me shume informacion per Lefkaden:
Lefkada eshte ishulli i katert me i madh i kompleksit te shtate ishujve, pavaresisht se eshte ishull ai lidhet me kontinentin me nje ure-traget te levizshem. Banohet nga 20 mije banore gjate muajve te dimrit me kryeqendren qytetin e Lefkadhes e cila banohet nga 10 mije banore.
Fshatrat turistike te ketij ishulli jane 1.Vasiliki 2.Agios Nikitas 3.Nikiana 4.Ligia-Kariotes 5. Poros 6. Nidri
Plazhet me te bukura te Ishullit jane, ne vende te pare:Egremni i cili ndodhet rreth 35 km larg qytetit te Lefkadhes dhe per dy vitet e fundit renditet si plazhi me i bukur i Greqise duke lene ne vend te dyte Porto Katsikin i cili ndodhet 45 km larg nga Lefkadha dhe per vitin 2003 ka qene ky krenaria e zones duke mbajtur vendin e pare te plazheve me te bukura ne detin Mesdhe,relievi i malor i ishullit i bene keta dy plazhe te veshtire per tu vizituar ne rruge udhetaresh po gjithashtu dhe nje veshtiresi tregojne dhe shkallet e plazheve te cilat jane te shumta 350 ne Egremni dhe 105 ne Porto Katsiki.Plazhi nr 3 Kathisma, eshte plazhi qe mund te frekuentohet me thjesht nga vizitoret ndodhet vetem 14 km larg nga Lefkadha. 4.Plazhi i Agiofilit ndodhet ne zonen e Vasilikis dhe mund te frekuentohet vetem ne rruge detare 5.Milos Beach ndodhet midis plazhit te Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas ishulli ka gjithesej me shume se 20 plazhe nje numer shume i madh per nje Ishull qe ka vetem 80 km vije bregdetare.
Po gjithashtu ne kete ishull kaq te vogel por plote surpriza mund te gjesh dhe ujevara ne zonen e Nidris pikerisht, kjo bukuri i ka dhene nje shtyse personazheve te famshem qe te zgjedhin kete zone per te investuar ne hapesira te tera per pushime familjare ,sic eshte nje nga Greket me te pasur te te gjitha koherave Aristotelis Onasis I cili ka blere ishullin e Skorpiosit ne zonen e Nidris.Tani ishulli u shit nga mbesa e tij Athina Onasi tek miliardieri Rus, Dimitri Robolovlef po gjithashtu dhe nje tjeter miliarder Rus, Roman Abramovic ka vendosur qe te investoj disa nga kursimet e tij ne kete zone te detit Jon i cili ka blere 3000 dynym toke ne ishullin e Meganisit i cili ndodhet perball Skorpiosit