PDA

View Full Version : ofroj vend pune Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)



AlbaPunesim
16.07.2016, 11:27
ALBA PUNESIM është një agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punes. Ne perdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për t'ju përgjigjur nevojave të klienteve, duke u siguruar kandidatet me te mire në tregun e punes dhe kandidateve duke ju ofruar mundesi punesimi.


Për një klientin tone, i cili eshte nje kompani shqiptare që ka si aktivitet të saj ofrimin e sherbimeve në fushen e sporteve online, jemi duke kerkuar:


Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

Funksionet Baze dhe qëllimi I përgjegjesive:


Te kontrolloje dhe te manaxhoje sistemin kontabel te shoqerise, per realizimin e performaces se kompanise sipas objektivat qe jane vendosur nga Drejtimi i Larte Manaxherial.


Kerkesat per pozicionin:




Duhet te kete mbaruar arsimin e larte ekonomik.
Duhet te kete mbi 5 vjet eksperience ne finance.
Duhet te njohe shume mire legjislacionin fiskal.
Duhet te njohe Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit dhe të jete kontabel i miratuar
Duhet te kete aftesi shume te mire ne programe financiare si dhe ne Microsoft Office.
Te kete njohuri shumë te mira te gjuhes Angleze ose Italiane
Te kete aftesi te shkelqyera negocimi dhe komunikuese



Detyrat kryesore:




Kontroll i te gjithe sistemit te kontabilitetit te kompanise
Kontrolli te gjithe veprimeve kontabel
Regjistrimi i statemant bankar brenda afateve te caktuara, pergatitja e ditarit bashkelidhur dokumentacionet perkates dergimi MD-se nje here ne jave per firmosje.
Rakordim furnitoresh , kryerja e pagesave brenda afateve te pacaktuara ne kontratat e furnizimeve.
Kontroll ditor i derdhjeve dhe pagesave ne banke , raportimi i levizjeve monetare cdo dite.
Kontroll i llogaritjes se TVSH dhe takes doganore per cdo furnizim nga jashte.
Raportimet on-line liber blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sig shoq &shend ne Drejtorine Rajonale Tatimore sipas deadline-ve te percaktuara ne ligjin ne fuqi.
Mbyllja e bilancit per dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij perpara afatit perfundimtar dhe kryerja e veprimeve perfundimtare qe i takon nje Eksperti Kontabel.
Mban pergjegjesi per cdo shkelje per shkak te pakujdesise ne dokumentacion nga moszbatimi i drejte i legjislacionit ne fuqi.
Ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare ndaj institucioneve shteterore.
Të përgatisë dhe te hartoje buxhetin vjetor financiar, duke marre ne konsiderate buxhetet e pergatitur nga manaxheret e departamenteve.
Monitorimin dhe mbajtja nen kontroll me buxhetin te shpenzimeve qe te mos kete devijanca.
Pergatit brenda dates 10 te muajit pasardhes cash floë mujor dhe mer miratimin per zbatim.
Pergatit pasqyrat financiare, bilanc, p&l, cash floë, levizjen e kapitalit, palet e lidhura sipas formatit dhe deadline-ve te percaktuar nga MD-ja




Nëse jeni te interesuar për kete pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto në gjuhën angleze ne adresën: info@albapunesim.al.

Ju lutem shenoni tek subjekti: Shef Finance ( kontabel I miratuar ) (F/M)

Ju informojmë se vetem kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.