PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor ne departament prodhimi



PSZ Albania
25.01.2017, 18:53
Tirane, ofroj vend pune Supervizor ne departament Prodhimi
PSZ Albania GMBH Shpk themeluar me 2012 eshte pjese aktive e suksesit Kombetar dhe Nderkombetar ne fushen e Montimit te kabllove,Elementeve drejtues si dhe Komponenteve Elektronike dhe Elektromekanike,pjese e grupit te sukseshem Gjerman PSZ Electronic GMBH.Emri i Grupit tone eshte i lidhur ngushte me nje eksperience 10 vjecare,histori suksesi dhe me nje veprimitari ndërkombëtare në fushen elektronike.
Sipermarrja PSZ Electronic GMBH ne total numeron rreth 650 te punesuar, realizon nje nderlidhje me kompani te huaja persa i perket Prodhimit te kabujve, Pjeseve perberese Elektromekanike, Komponenteve Elektronike per sisteme te ngrohjes, sisteme inxhinjerike mjeksore sipas kerkesave specifike te klinteve tane ne mbare boten.
Menaxhimi si pasoje e zgjerimit te kompanise dhe biznesit aktual,ka identifikuar nevojen per punesimin (Supervizor prodhimi) nen Departamentin e Prodhimit. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.

POZICIONI I PUNES : Supervizor ne departament prodhimi. ( Team Leader)

PERSHKRIMI:
Ky pozicion eshte pergjegjes per produktivitetin, dhe per punonjesit e departamenteve te prodhimit qe i caktohen. Gjithashtu pozicioni i Team Leader duhet te siguroje qe te gjitha porosite qe i ngarkohen te perfundojne ne afatet e caktuara sipas planit, si dhe sigurimin e dergesave te produkteve te perfunduara sipas standarteve dhe kerkesave te cilesise.

DETYRAT/PERGJEGJESITE
· Monitorimin e punonjesve gjate prodhimit per te siguruar respektimin e etikes dhe procedurave te sigurise
· Te sigurohet qe produktet dhe mallrat e prodhuara te arrijne standartet e cilesise
· Motivimin e punonjesve qe te arrijne sasine e prodhimit,dhe ne te njeten kohe te ruhen standartet e larta te prodhimit
· Kontrollin e produkteve te perfunduara dhe te sigurohet qe jane me cilesi te mire, njekohesisht te arrihet edhe qellimi i sasise ditore
· Mbjatje shenimesh per performancen e punonjesve
· Respektim te orarit mbi fillimin dhe mbarimin te Punes , te sigurohet qe zbatohet rreptesisht rregulli , disiplina dhe gatishmeria e punonjesve gjate Punes
· Te punohet si,ndermjetes midis puntoreve dhe manaxhimit,per te krijuar nje komunikim sa me te shendetshem
· Sigurimin e materialeve te prodhimit qe te jene te pranishme ne prodhim, vetem kur ato jane te nevojshme per tu perdorur ne ate Moment


KUALIFIKIMET, EKSPERIENCA ,AFTESITE,NJOHURITE:

Edukimi : Arsim i mesem , i larte perben avantazh

Eksperienca ne pune: Te pakten 2 vite eksperience ne fusha te ngjashme


Te tjera :
Aftesi te mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese.
Aftesi te mira komunikimi.
Aftesi te mira analitike.
Kerkohet fleksibilitet per te punuar ne turne te ndryshme sipas nevojes.


MENYRA E APLIKIMIT*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre(CV dhe Referenca) me e-mail ne adresen tone elektronike rekrutime@psz-electronic.com deri me date 25/02/2017