PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ndihmes Magazinier



Elektro - Servis shpk
20.01.2017, 09:47
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Elektro – Servis shpk eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne riparimin e pajisjeve elektro-shtepiake & elektronike.

Pozicioni: Ndihmes Magazinier
Departmenti: Logjistike
Vendodhja: Tirane
Permbledhja e Pozicionit: Pergjegjes per levizjet e produkteve dhe pjeseve te kembimit, pergjegjes per stokun dhe detyra te tjera te logjistikes.

Detyra dhe Pergjegjesi:



Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok.
Kontroll dhe pergjegjshmeri te perditshme per produktet e ardhura nga Neptun.
Kryen inventar sistematik te te gjitha pjeseve per kembim te Elektro Servisit
Mban pergjegjshmeri per gjithe stokun;
Pasqyron daljet apo kthimet e pjeseve te kembimit ne sistem
Siguron raport te sakte e te menjehershem te pranimit te mallrave tek Supervizori direkt per cdo problem qe mund te ndodh ne lidhje me ndonje nga produktet gjate shkarkimit, ngarkimit dhe/ose magazinimit. Kontribuon per zgjidhjen perfundimtare te problemit perkates.
Cdo detyre te percaktuar nga Supervizori direkt apo indirect;




Kerkesat:
Edukimi: Arsim I larte
Eksperiencat e punes: Te pakten 3 vjet pervoje pune.
Kualifikime te tjera: Aftesi te mira te Paketes Office.



Aftesi te tjera:
Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifiki & monitorimi.
Aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi per te punuar ne grup.


Kushtet e punes: Grupi Balfin ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances.

Menyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@elektroservis.al.

Afati I dorezimit: 31.01.2017

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.