PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Elektro-Mekanik/Xhenerik



"ROYAL"shpk
17.08.2016, 11:39
Royal shpk, ndermarrja e mirënjohur që prej vitit 1994 në tregun Shqiptar per shperndarjen e markave Tusce, Sterilgarda, Sammontana etj, shpall vëndin vakant të punës Elektro-Mekanik/Xhenerik.

Permbledhja e pozicionit:

Pozicionin Elektro-Mekanik/Xhenerik, kryen shërbime për riparimin dhe mirembajtejen e Automjeteve.

Detyrat/Pergjegjesite:

1. Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit te caktuar sipas udhëzimeve.
2. Riparimi dhe testimi i automjeteve, riparon difektet dhe kryen mirëmbajtje parandaluese të automjeteve.
3. Raportimi në kohë mbi statusin e automjetit. Dokumenton ne menyre te sakte dhe te paster riparimet e automjeteve.
4. Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.
5. Keshillim Teknik: Keshillohet me stafin dhe eprorin, si dhe ndihmon me keshilla palet e interesit qe lidhen me ekspertizen e tij.
6. Kryen mirëmbajtjen e objektit për të ruajtur zonën e pastër dhe të sigurt të punës.
7. Gjeneron dhe perfundon urdherat e punes qe i jane caktuar, përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore.

Edukimi/ Pervoja profesionale:

• Arsimimi: Te kene mbaruar arsimin e mesem professional per elektro-mekanike (kurse professional), arsimi i larte perben avantazh.
• Pervojat profesionale: Te pakten 3 vjet pervoje pune si elektro-mekanike, xhenerik.
• Mosha: Preferohet mosha deri ne 40 vjec.


Aftesi te tjera:
• Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
• Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup.


Të interesuarit mund të dergojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit burimetnjerezoreroyal@yahoo.com duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikon!

Aplikimet pranohen nga Data 15/07/2016 deri ne 29/07/2016!

Ju njoftojmë se vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Adresa e kompanise:
Km i 6-te i autostrades Tirane-Durres, Tirane.