PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Trajnues



Amaro Drom
14.06.2016, 11:36
Thirrje për trajnues

Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri ‘Amaro-Drom”, në kuadër të projektit “Platforma kundër varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social në komunitetet Rome” financuar nga Radiohjalpen dhe We Effect, i cili zbatohet në zonat: Moravë-Berat, Korçë, Shkodër, Baltëz-Fier kërkon të punësojë për organizimin e 8 sesioneve trajnimi një trajnues që përmbush kërkesat e vendosura në Termat e Referencës bashkëngjitur.

Kriteret e kërkuara janë:
1. Arsim i lartë (shkenca sociale)
2. Eksperience pune si trajnues
3. Njohës i çështjes Rome dhe fëmijërisë së hershme
4. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të përshtatur gjuhën e komunikimin me target-grupin që do trajnohet.

Ftohen te gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të e tyre në këtë adrese e-maili amarodrom@abissnet.al brenda datës 21 Qershor 2016, ora 16:00. Ky njoftim mund të shpërndahet dhe tek persona të tjerë të interesuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.