PDA

View Full Version : ofroj vend pune Menaxher Komercial, Deget Vlore dhe Fier



Union Bank
13.06.2016, 10:22
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Menaxher Komercial Rajonal per Deget Vlore dhe Fier ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.


Menaxher Komercial Rajonal
per Deget Vlore dhe Fier


Qëllimi i Përgjithshëm i Punës se ketij pozicioni eshte suksesi komercial i rajonit, sipas parashikimeve te biznes planit te bankes.


Përgjegjësitë Kryesore perfshijne:




Identifikon kliente potenciale te bankes, organizon kontakte dhe shitjen e produkteve bankare tek klientela e bankes me qellim paresor shtimin e numrit te klienteve ne banke dhe zgjerimin e vellimit te punes.

Mirëmban marëdhëniet me klientët ekzistues te bankes dhe sigurohet që klientët të gëzojnë shërbim të plotë ne Rajon.

Konsultohet ne procesin e vendimmarrjes per aplikimett kreditore te procesuara nepermjet Degeve te Rajonit, si dhe per kreditimin ne pergjithesi ne rajonin qe mbulon. Komunikon me klientet e kredive me te rendesishem te Rajonit dhe kerkon mundesi per zgjerim te shitjes se produkteve bankare (cross-selling) tek klientet e kredise.

Ndjek situaten kompetitive ne lidhje me shitjen e produkteve bankare ne rajonin qe mbulon dhe propozon masa per permiresimin e pozicionit kompetitiv te bankes (ndryshime ne produkte, marketingu etj.)

Konsultohet per marketingun e iniciuar nga banka, dhe jep propozime per avancimin e marketingut ne rajonin perkates, brenda buxhetit eksplicit/implicit te marketingut per rajonin.





Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:




Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.

Te kete eksperience te gjithanshme ne sherbime financiare, shitje dhe komunikim me kliente, e preferueshme ne banke.

Te jete i orientuar nga arritja e objektivave.

Te kete njohje te gjere te produkteve bankare, marketingut, teknikave te shitjes, standarteve te sherbimit.

Te kete aftesi te demonstruara frymezuese, organizative dhe drejtuese.

Te kete aftesi shume te mira komunikuese.

Aftesi te tjera:




Njohuri te mira te programeve baze te MS Office.

Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.

I/e afte te punoje i pavarur, i/e organizuar, i/e afte te marre pesiper pergjegjesi, i/e afte te punoje nen presion.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 24 Qershor 2016:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
- Leter reference nga punedhenes te meparshem


ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane


E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)


Ose ne deget e Union Bank ne Vlore ose ne Fier.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).