PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Shqiperi Ujerat Termale te Benjes cdo fundjave 2.200 Leke



Sole Travel & Tours
09.06.2016, 16:18
Ujerat Termale te Benjes
cdo fundjaveProgrami
*Nisja nga Tirana ne oren 07:00 te mengjesit nga Sheshi Nene Tereza, Korpusi. Pas takimit me guiden nisemi per t’iu drejtuar Ujerave Termale te Fshatit Benje.
*Ndalesa e pare do te jete tek Uji i Ftohte ne Tepelene per te pire kafen e mengjesit.
*Me pas nisemi serisht per rrugtim arrijme ne destinacionin final, Fshati Benje ku e gjithe dita do jete vetem e jona per te shijuar mrekullit natyrore dhe kurative te Ujerave Termale.
* Ne Benje gjenden 6 burime ne rreze te shkëmbinjve masive, ne te dy anët e lumit Lengaricë. Ujerat me baze sulfurore kane efekte shume te larta kuruese nga te cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike te reumatizmes, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës. Duke u bere pjese e ketij turi do keni mundesine te njiheni edhe me Legjenden e Priftit, dhe ta prekni ate.
* Kthimi ne Tirane, mbasdite vone.
Ne cmimin 2200 lek perfshihet:
-Transporti: Tirane – Benje – Kelcyre – Tirane
– Shoqerues i agjensise




Pse Duhet te Vizitojme Ujerat Termale te Benjes

Banjat e hapura të Bënjës Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Për të mbërritur atje ndiqet intinerari, rruga automobilistike Përmet -Petran-Bënjë. Banjat e Bënjës kanë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 – 32 gradë celius. Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës. Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Temperatura e ujërave varijon 26-32°C. Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese, specialistët i mbajnë si më të mirat në Evropë. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964.