PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Dizajner Grafik



LR Health & Beauty Systems Sh.p.k
06.06.2016, 12:43
LR Health & Beauty Albania ofron mundësi punësimi, me kohë të pjesshme, për Dizajner Grafik.

LR Health & Beauty është themeluar ne vitin 1985, në Ahlen, Gjermani. Sot, pas mbi 30 vitesh, ajo është një nga kompanitë kryesore të Evropës në shitjet direkte. LR Health & Beauty numëron sot mbi 1.000 punonjës në mbarë botën. Prej 5 vitesh LR ka hapur dhe zyrën e saj në Shqipëri. Më shumë informacion në lidhje me ne ju mund të gjeni në website-in tone: www.lrworld.com/al/ (http://www.lrworld.com/al/)

Detyrat dhe Përgjegjësitë për pozicionin Dizajner Grafik:



Zhvillimi i dazajnit për ofertat dhe komunikimet e ndryshmet periodike
Zhvillimi dhe dizajnimi i koncepteve dhe materialeve të ndryshme kreative për fushata dhe evente, në linjë me direktivat dhe linjën e kompanisë dhe brendit
Dizajnimi i imazheve për promovimin/reklamimin e produkteve të ndryshme.
Dizajnimi i paketimeve për raste specifike duke iu përshtatur brendit
Mirëmbajtja dhe përditësimi i faqeve të medias sociale të kompanisë (FB, Instagram) dhe faqeve web.
Propozimi i ideve të reja kreative te promovimit të produkteve
Ilustrim digjital i elementeve grafike.
Detyra tjera në lëminë e dizajnit dhe ilustrimit.


Kualifikimet:


Të ketë eksperiencë në fushën e reklamimit.



Të ketë njohuri shumë të mira në Adobe Illustrator, InDesign & Photoshop.
Të ketë njohuri të përgjithshme në fushat relevante (advertising; identity design; package design; branding; digital illustration);
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe Angleze. Gjermanishtja përbën prioritet.


Aftësitë:


Të ketë aftësi komunikimi dhe vetë iniciativë;
Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
T’i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për zhvillimin e dizajneve.


Ne ofrojmë pagesë shume të mirë; sigurime shoqërore dhe shëndetësore të plota; ambient pune dinamik.

Te gjithë të interesuarit mund të dergojne CV-në në adresën service.al@lrworld.com deri më datë 12 qershor.