PDA

View Full Version : Tirane,ofroj vend pune Asistente Ekzekutive



Albanian HR Solutions
25.06.2016, 10:01
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka filluar selektimin e kandidatëve për pozicionin:

Asistente Ekzekutive
Kriteret/kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta, preferohen deget e Ekonomikut (perparesi do te kene kandidatet qe kane studiuar jashte shtetit).
• Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune të ngjashme.
• Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri.
• Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.

Aftësi:

• Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
• Aftësi te shkelqyera organizative dhe koordinuese.
• E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
• Etikë në punë.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 30.06.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!