PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Shqiperi Udhetim ne THETH 2 45 Euro



Sole Travel & Tours
02.06.2016, 17:29
Udhetim ne THETH
Cdo Fundjave, €45, All Incluive


Dita e parë:
Nisja bëhet të shtunën në orën 06:00 nga Tirana tek sheshi “Nene Tereza” tek Korpusi. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa për kafe dhe fotografi. Rreth orës 12:00 jemi në Theth. Pas akomodimit në shtepi alpine ne dhomat perkatese sipas kerkeses tuaj, i zoti i shtëpisë na ka shtruar drekën me gatime kartakteristike të zonës. Pas drekës rreth orës 15:00 nisemi për tek “Syri i kalter”, ku gjatë shëtitjes do të bëjmë ndalesa në vënde të ndryshme. “Kanioni i Gurrashit” me fytyren e malesorit te gdhendur në të nga natyra dhe jo nga dora e njeriut, dhe “Vaskat natyrore” do të jene mrekullite e natyres qe do të shoqërojnë udhëtimin tonë.
Një ujë i kristaltë në mes të gjelbërimit gjatë shëtitjes për tek “Syri i Kalter” dhe zhurma e lumit që na shoqëron gjithmonë, do e bëje akoma me të bukur peisazhin.
Pas vizites ne liqenin e vogel (Syri i Kaltër), kthehemi në fshat. Mbasditja e lirë, organizim ndjeshje volejbolli.
Per darkë ju presim jashte, ne varanden e shtepise, si gjithmone me gatime tradicionale. Pas darke lojra, animacione te ndryshme do te zhvillohen nen kujdesin e guides sone.

Dita e dytë
Të dielën pasi shijojmë një mëngjes fshat do të nisemi për tek “Ujëvara e Gruansit”, e cila është mjaft e veçantë në llojin e saj. Një ndër ujëvarat më të mëdha në Alpet Shqiptare, Ujevara e Gramusit eshte shpallur monument natyre qe nga viti 2006. Eksplorimi I Thethit mbyllet me një vizitë tek Kulla e ngujimit ku do të udhëtojme nëpër histori dhe kanunin e Lek Dukagjinit.
Pas konsumimit te drekes (e lire), vaktit te fundit me gatimin tradicional verior nisemi per Tirane. Gjate rruges ndalese per kafe ne qytetin e Shkodren.
Mberrijmë në darkë rreth orës 21:00


►Guida e Thethit është kryesisht një guid që i përshtatet të gjithë grupmoshave dhe është e organizuar në mënyrë të tillë që të japë kënaqësi për të gjithë. Nga ana tjeter duke qënë të bindjes se sa më shumë të ecim, aq më shumë mundësi kemi për të parë bukuri të ndryshme natyrore, jemi munduar që të organizojmë shtigje mjaft tërheqëse dhe të realizueshëm.


► Pajisje dhe veshje të nevojshme
Për këtë udhëtim, duhet të merrni me vete:
– Këpucë të përshtatshme për mal
– Xhup të trashë për në mbrëmje
– Çantë shpine
– Lëngje (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit)Këshillohen:
– Fruta të thata për konsum gjatë Treckking & Hiking

► Akomodimi
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në shtëpi Alpine, ku do e ndieni veten më shumë si mysafir të zotit të shtëpisë se sa klientë, prej ngrohtësisë së mikëpritjes tradicionale së tyre. Shtëpitë janë të mobiluar thjesht, por të termoizoluara dhe komode. Cdo dhome eshte e paisur me banjo personale dhe kushte te nje standarti Hoteli.

► Vendi dhe koha e nisjes
Nisja do të bëhet në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës nga sheshi “Nene Tereza”, Korpusi.

►Çmimi i udhëtimit €45 për person ku përfshihen:
• Transportin *Tiranë – Theth – Tirane.
• Fjetjen në Hotel Alpin (ne qender te Thethti), banjo personale
• Dreka dhe Darka e ditës së parë *Mëngjesi i ditës së dytë
(Cdo gatim permban vetem menu tradicionale)
• Aktivitete dhe lojra ne mbremje
• Guidën gjatë gjithë udhëtimit
►Ne cmim nuk perfshihen:
• Dreka e dites se dyte
• Transporti me furgonat e fshatit Theth – Nderlyse – Theth
• Pijet ne secilin vakt