PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune HR CONSULTANT



ep & partners consultancy sh.p.k
10.06.2016, 16:16
Eppc Kosovë në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një HR CONSULTANT.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Viziton klientët me qëllim ndërtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes palëve;
· Njeh dhe kupton mirë industrinë ku klienti operon, nevojat dhe kërkesat e tij, si dhe ambjentin dhe kulturën e punës;
· Përgatit njoftimet e punës dhe i publikon ato në portale dhe kanale të ndryshme mediatike;
· Përdor mediat sociale për të reklamuar pozicionet e punës, si dhe për të krijuar marrëdhënie me kandidatë dhe punëdhënës;
· Identifikon, krijon dhe zhvillon marrëdhënie me kandidatura të përshtatshme sipas nevojave dhe pozicioneve, nëpërmjet procesit të drejtëpërdrejt;
· Pranon dhe vlerëson CV-të dhe aplikimet, kryen intervista, teste dhe krijon një listë të ngushtë me kandidaturat më të përshtatshme për t’i prezantuar klientit/kompanisë;
· Organizon intervistat sipas kërkesave të klientit dhe informon kandidatët për rezultatet pas intervistave;
· Ofron konsulencë për klientët dhe kandidatët në lidhje me paketat financiare, trajnime dhe zhvillimin në karrierë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare (E preferuar në Shkencat Sociale, Psikologji, Juridik);
· Përvojë e mëparshme si Specialist HR jo më pak se 2 vjet (përvojë e mëparshme në sistemin bankar përbën avantazh);
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze (Gjuha Italiane përbën avantazh);
· Të njohë dhe përdor mirë Median Sociale (Fb, Instagram, Linked In, etj);
· Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe etikë të mirë prezantimi;
· Të zotërojë patentë të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: HR Consultant;
Vendndodhja: Prishtinë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 10.06.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.