PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë i Tarifimit të Klientëve me Kontratë



Plus Communication
02.06.2016, 11:31
Titulli i punes: Specialist i Lartë i Tarifimit të Klientëve me Kontratë

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:



Krijimin e tarifave, ofertave/produkteve të reja për bazën e abonentëve me pas pagesë duke nisur që nga gjenerimi i ideve, analiza paraprake, përgatitja e manualeve apo formave specifike, ndjekja gjatë implementimit, testimi para hedhjes në treg, trajnimi dhe koordinimi me departamentet përkatëse dhe monitorimi pas hedhjes në treg.
Monitorimi dhe analizimi i ofertave te reja te operatoreve te tjerë për sektorin e klientëve me kontrate ne baze ditore; krahasimi i avantazheve dhe disavantazheve.
Përgatitje raportesh ne baze mujore për KPI kryesore qe masin trafikun dhe te ardhurat e gjeneruara çdo muaj, krahasimi me muajt e mëparshëm dhe me buxhetin për atë hark kohor.
Analizim dhe monitorim i detajuar për Paketat Kryesore qe u bashkëngjiten Planeve tarifore me kontrate, për matjen te sjelljes se abonentit mbi trafikun e kryer brenda paketës specifike. Modifikimi, rregullimi ne kohe i produkteve, ofertave dhe promocioneve ekzistuese.
Asistim ne përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për bazën e klientëve me kontrate duke parashikuar te ardhurat dhe kostot bazuar ne performancen e muajve te kaluar, supozimeve dhe parametrave te paracaktuar.
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbime dhe specifikisht në zhvillimin e tarifave. Eksperienca në Telekomunikacion do të konsiderohet avantazh;
Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, MBA ose diplomë masteri përbën avantazh;
Aftësi të shkëlqyera analitike dhe strategjike;
Aftësi shume te mira komunikimi dhe ndërveprimi me te tjerët;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.




Aplikoni per te qene pjese e Skuadres PLUS. Ju mund te dergoni aplikimin tuaj online, ose te dergoni CV-ne dhe Letren e Interesit ne adresen e e-mail-it hr@plus.al.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
PLUS ju siguron qe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe te dhenat tuaja jane te sigurta.
Data e mbylljes se aplikimeve eshte 12 Qershor 2016.