PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune SALES REPRESENTATIVE FOR ALBANIA & KOSOVO



ep & partners consultancy sh.p.k
15.06.2016, 10:25
eppc kërkon një SALES REPRESENTATIVE FOR ALBANIA & KOSOVO për pajisjet elektroshtëpiake të vogla për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjoze ndërkombëtare që operon në tregun botëror.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Shitjet me klientë të mëdhenj, zgjerimin e tregut dhe rritjen e nivelit të shitjeve sipas objektivave të kompanisë;
· Viziton rregullisht klientët sipas një programi ditor;
· Vepron si kanal komunikimi midis kompanisë dhe klientëve;
· Informon dhe prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
· Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e tyre;
· Monitoron dhe informohet në mënyrë të vazhdueshme rreth ecurisë së tregut vëndas (politikat e çmimeve, informcion rreth konkurrencës);
· Inicion dhe organizon aktivitete të ndryshme shitjeje;
· Është përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve për produktet & merchandasing tek forca shitëse;
· Përgatitja e raporteve të ndryshme (javore, mujore) sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë;
· Përvojë e mëparshme në shitje jo më pak se 3 vjet (përvojë e mëparshme si përfaqësues shitjesh në Retail do të përbënte avantazh);
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe prezantimi;
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar;
· I gatshëm për udhëtime intensive;
· Të zotërojë patentë të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Sales Representative;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Po;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 17.06.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.