PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent Menaxher



DIMENSION
26.05.2016, 10:51
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e Montimit të kabllove, Elementeve drejtues si dhe Komponentëve Elektronike dhe Elektromekanike.


ASISTENT MENAXHER

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Të ofrojë ndihmë për departamentin e cilesisë në implementimin e strategjive dhe objektivave të shoqerisë. Të jetë korrekt dhe sistematik në mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

· Rregjistrimin e dokumentacionit dhe të dhënave të sektorit të cilësisë;
· Përditësim të sistemit të brendshëm;
· Përkthime të dokumentacionit dhe procedurave të shoqërisë;
· Komunikim të hapur me inspektorët e cilesisë për probleme të ndryshme;
· Mbajtje të marrëdhënive të mira me furnitorët;
· Raportime të materialeve defektoze;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Arsim i lartë, profili inxhinierik ose shkencat e komunikimit përbejnë avantazh;

Eksperiencë pune: Preferohet të ketë 1 vit eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm. (Paisja me ҫertifikata të ndryshme cilësie përbën avantazh);

Aftësi:

· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (në të folur & shkruar);
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme);
· Njohuri të mira të paketes Microsoft Office, Excel mbi mesataren;
· Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
· Aftësi të mira komunikimi;
· Aftësi të mira analitike;
· Aftësi hedhëse dhe filtruese të të dhënave. (Përparesi nëse ka punuar me sisteme ERP SAP, NAV);
· Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al (rekrutime@dimensionhr.al)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Qershor 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al (http://www.dimensionhr.al)




Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484