PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Zonal Shitjesh



Plus Communication
24.05.2016, 16:54
Titulli i punës:Menaxher Zonal Shitjesh

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:



Sigurimin nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me shpërndarësit dhe partnëret e biznesit, disponibilitetin e produktit dhe të shërbimit në zonë si dhe çmimet e shitjes me pakicë të vendosur në politikat tregtare përgjatë kanaleve të shitjes të zonës rajonale të caktuar;
Trajnimin në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e shitjes në dyqanet franchise në lidhje me produktet dhe teknikat e shitjes;
Përgjegjës për rezultatet e biznesit për të gjithë zonën që mbulon;
Monitoron, raporton dhe ruan standardet më të larta të përcaktuara për dyqanet franchise dhe pikat e tjera të shitjes;
Siguron gjithmonë një shërbim shumë të mirë të klientëve krahasuar me konkurrentët në zonën e caktuar;
Përgatit raport për çdo vizitë në terren duke ndjekur një itinerar të paracaktuar që përfshin dyqanet, POS-et dhe pikat të tjera të shitjes;
Mbledh informacion në zonë për produktet e konkurrencës, ofertat dhe tregun informal dhe ja kalon departamentit të Marketingut;
Mbështet fushatat promocionale të Marketingut dhe fushatat e organizuara në zonën që i është caktuar;
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Të ketë të paktën 2 vjet eksperincë të mëparshme në pozicione shitjeje ose FMCG;
Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Marketing;
Aftësi për të krijuar rrjetin e tij/saj, aftësi shumë të mira planifikuese, organizative dhe raportuese;
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat e vendosur;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, negocimi dhe teknikash shitjesh, etikë të lartë pune, qëndrim pozitiv dhe sjellje e paraqitje profesionale;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Njohuri shumë të mira të Programeve të Microsoft Office Programs dhe Google Earth;
Gadishmëri për të punuar jashtë orarit të punës dhe për të udhëtuar shpesh brenda vendit


Aplikoni per te qene pjese e Skuadres PLUS. Ju mund te dergoni aplikimin tuaj online, ose te dergoni CV-ne dhe Letren e Interesit ne adresen e e-mail-it hr@plus.al.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
PLUS ju siguron qe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe te dhenat tuaja jane te sigurta.
Data e mbylljes se aplikimeve eshte 02 Qershor 2016.