PDA

View Full Version : Mat, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh ne Dyqan



Plus Communication
20.05.2016, 16:52
Pozicioni i Punës: Përfaqësues Shitjesh në Zona Plus Burrel

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:



Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet;
Ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve;
Ndjekja e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare;
Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
Kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
Shitjen e produkteve dhe shërbimeve.
Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
Marrjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet, performancën dhe imazhin e kompanisë.
Ndjekjen e kërkesave të pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi;
Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;
Rekomandimin e përmirësimeve të proceseve, duke identifikuar problemet dhe rreziqeve;


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë Universitare;
Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Të jetë person energjik dhe i motivuar;
Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
I/e gatshëm për të punuar me turne;
Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.



Aplikoni per te qene pjese e Skuadres PLUS. Ju mund te dergoni aplikimin tuaj online, ose te dergoni CV-ne dhe Letren e Interesit ne adresen e e-mail-it hr@plus.al.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
PLUS ju siguron qe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe te dhenat tuaja jane te sigurta.
Data e mbylljes se aplikimeve eshte 26 Maj 2016.