PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje / Marketingu



Bilanc Sh.p.k
26.07.2016, 16:58
Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 1200 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar ambicioz, energjik dhe me ide të reja, që të aplikojë në pozicionin e punës si më poshtë:


Pozicioni: Specialist (e) Shitje / Marketingu


Detyrat dhe përgjegjësitë:


• Kontaktim i klientëve potencialë dhe atyre ekzistues
• Asistencë gjatë fushatave të marketingut që zhvillon kompania
• Asistencë në organizmin e panaireve apo eventeve të ndryshme
• Zbatim të fushatave të konceptuara më parë nga Departamenti përkatës


Kualifikime dhe Kërkesa:


• Diplomë Universitare në Marketing, Manaxhim
• Minimalisht përvojë 6 mujore pune në pozicionin e kërkuar
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze


Aftësi:


• Aftësi në vendim-marrje
• Aftësi komunikuese
• Të jetë plotësisht përgjegjës (e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
• Të ketë aftësi analitike


Kompania ofron:


• Trajnim të plotë
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim për pozicionin Specialist Shitje / Marketing", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës: 15 Gusht 2016.


Aplikimi duhet të përmbajë:


• CV-në e kandidatit


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Tel: 044 500 222 Ext.1
Cel: 067 60 377 28