PDA

View Full Version : Tirane, ofrohet Trajnim Falas



Menaxher Biznesi
18.05.2016, 09:25
Nëse dëshiron që të rrisësh shitjet në biznesin tënd apo në kompaninë ku ju punoni, ejani në worksho-in e rradhës që do të zhvillojë Instituti Profesional ATC më 19 Maj pranë Mondial Hotel Tirana.

Në çdo organizatë biznesi, departamenti i shitjes luan një rol të rëndësishëm në suksesin e tij. Roli i veçantë dhe i rëndësishëm i shitjes është të kapërcejë hendekun në mes të nevojave të konsumatorit potencial dhe produktet/shërbimet që organizata ofron që mund të përmbushin nevojat e tyre.
Pavarësisht se sa i mirë është procesi i prodhimit, a është teknologjia moderne apo jo, se si janë objektivat financiare apo sa progresive janë teknikat e menaxhimit, organizata duhet të ketë një mekanizëm shitjeje efektiv, përndryshe çdo gjë tjetër është e padobishme.
Shumë kompani kanë rritur invesitimet dhe përpjekjet e tyre në drejtim të përmirësimit të ekipeve të shitjes, për t'i bërë ata sa më profesionalë, të mirëkompensuar, e mbështetur kjo edhe me një marketing të fuqishëm, për të vepruar dhe shërbyer interesave kryesore të klientit në kohë.
Ekipet dhe punonjësit profesionale të shitjeve, kanë marrëdhënie të forta me klientët, dhe ata duhen të mësojnë se si t'i ndërtojnë dhe mirëmbajnë ato.
Punonjësit e përgatitur janë thelbësorë për suksesin në shitje. Kur një person i shitjes qëndron përballë klientit të mundshëm, duke qenë i përgatitur me njohuri mbi produktin, çmimet dhe një prezantim profesional, mund të sjellë ndryshimin në rezultat. Për këtë arsye, njohja e procesit të shitjes është një aspekt i rëndësishëm në botën e shitjeve. Sa më mirë që një punonjës shitje e njeh atë, aq më në gjendje do të jetë ai, për të qenë i suksesshëm në këtë fushë.


Më konkretisht do të trajtohen çështjet si më poshtë:
• Kuptimi i procesit të shitjes dhe bisedës së shitjes.
• Faktorët që marrin pjesë dhe ndikojnë në procesin e shitjes dhe rolin i punonjësit të shitjes.
• Nevojat dhe dëshirat e konsumatorit.
• Blerësi, llojet e blerësve dhe vendimmarrja për blerje.
• Kapërcimi i kundërshtive që hasen në procesin e shitjes.
• Shmangia e gabimeve të zakonshme që i bëjnë edhe shitësit më të mirë.
Lektorë. Z. Edmond Norra
Znj. Ermelinda Ruka


Në përfundim të workshop-it, të gjithë do të pajisen me Çertifikatë pjesëmarrjeje.
Për të marrë pjesë në workshop duhet të bëni rezervimin pranë zyrave tona ose nëpërmjet numrave të telefonit!
🔔


Adresa:Qendra e Biznesit "Karl Topia" kati i dytë (pranë rrethrrotullimit të zogut të zi) Tiranë-Shqiperi. Nr cel: 069 72 27 720
Dita e fundit e rezervime eshte me 18 maj 2016
Suksese!