PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Bosnje Sarajeve – Mostar – Medjugorje, me 27 Maj, 3 ditë, €99 3 99 Euro



Sole Travel & Tours
14.05.2016, 14:10
Sarajeve – Mostar – Medjugorje, me 27 Maj, 3 ditë, €99
Dita 1:
Nisja nga Tirana në orë 05:00.
Kryerja e procedurave kufitare. Vizitë e shkurtër dhe pushim kafeje ku mund të konsumohet një mëngjes i lehtë në Nikshiq. Pas këtij pushimi do bëhet nisja për në Sarajeve. Mbërritja ne Sarajeve dhe akomodimi në hotel.
Kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur, banja turke, xhakuzi etj.
Darka.
Dita 2:
Mëngjesi.
Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit.
Në varësi të dëshirës së grupit mund të organizohet darkë festive me pagese shtesë €5 personi.
Dita 3:
Ora 07:30 – 08:00 mëngjesi.
Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të fillojmë vizitat në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:


Urën e famshme të Mostarit;
rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër;
Xhaminë e Madhe;
dhe Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja në botë).

Pas përfundimit të vizitës në Mostar do të nisemi të bëjmë një vizitë në Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Nisja për në Tiranë. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.



Shtesë
Për shkak të hapsirës së pamjaftueshme të kohës, nuk vizitohet Kryqi në Medjugorje. Vizitohet vetëm Katedralja.



Në cmim përfshihet



Udhëtimi me autobus komod AC Tirane – Sarajeve – Tirane.

Akomodimi në hotel Hollywood 4* për 2 netë qëndrimi.

Mëngjeset dhe darkat.

Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.

Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambjentet e brendshme të hotelit.





Në cmim nuk përfshihet



Kerkesat ekstra jashtë programit.

Vizita tek kryqi në Medjugorje.

Mbrëmja festive (€5 personi).

Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.

Siguracioni i jetës në udhëtim (i këshillushëm).





Shënim



Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.

Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.

Zbritja për transport individual është €20.





Fëmijët



0-2 vjec janë falas;

2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;

mbi 12 vjec paguan si i rritur;

nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.





Ju bëjmë me dije se



Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.

Pagesa e bëre është e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.