PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Pakete ne bregdet Turqi Stamboll, me 26 Maj, 4 ditë, €260 4 DITE 260 Euro



Sole Travel & Tours
14.05.2016, 14:04
Stamboll, me 26 Maj, 4 ditë, €260

Stambolli, qyteti i dy kontinenteve.
Stambolli është qyteti që bashkon Azinë dhe Evropën përmes ngushticës së Bosforit. Napoleoni ka thënë se nëse bota do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj. Stambolli është qyteti më i madh në Turqi, që përbën zemrën ekonomike, kulturore dhe historike të vendit. Me një popullsi prej 13.500.000, qyteti formon një nga aglomeratet më të mëdha urbane në Evropë dhe është ndër qytetet më të mëdha në botë nga popullata brenda kufijve të qytetit.
Dita 1:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll në orën 15:15. Mbërritja në Aeroport në orën 17:55. Transferta nga aeroporti në hotel Halifaks 4* dhe sistemimi. Pasdite e lirë.
Darka në hotel.
Dita 2:
Mëngjesi në hotel.
Paradite, vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si:


Xhamia Blu;
Bazilika e famshme Shën Sofise;
Sarajet e Topkapise (hyrja opsionale me pagesë ekstra €12);

Vizitë te Kodra e të Dashuruarve (Çam Lixha – në pikën më të lartë të qytetit). Vizitë në akuariumin Florya (opsionale 15 euro).
Darka në hotel.
Dita 3:
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nëpermjet tunelit nënujor Marmaray që lidh dy kontinetet Europe – Azi, do bëhet vizitë panoramike Kullës së Vashës (cmimi i tunelit €5). Më pas udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Vizitë në Taksim dhe në Galeri. Në fund kohë e lirë për shopping në Kapali Carsi (Grand bazaar).
Darka në hotel.
Dita 4:
Mëngjesi në hotel.
Transferta me autobus për në Aeroport. Kthimi nga Stambolli është në orën 9:45 dhe mbërritja në Tirane në orën 10:45.
Mbërritja në aeroportin e Rinasit.