PDA

View Full Version : Trajnim “Aftësi Lidershipi për Menaxherët“ 21 Maj- 18 Qershor 2016 ora: 10:30- 13:30



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
19.05.2016, 11:38
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Aftësi Lidershipi për Menaxherët“,


LIDERSHIP PER SHEKULLIN E 21 në datat 21 Maj- 18 Qershor 2016 ora: 10:30- 13:30

Ky program synon të zhvillojë potencialin drejtues të çdo personi. Në funksion të këtij objektivi trajnimi përqëndrohet në disa nga etapat dhe karakteristikat thelbësore të ngritjes së një lideri. Përgjatë 5 takimeve – në leksione, seminare, detyra dhe projekte – qartësohen një sërë konceptesh që lidhen me liderin, lidershipin, gjykimin, integritetin, origjinalitetin, profesionalizmin, karakterin, influencen emocionale, mobilizimin dhe përgjegjësinë.
Bazuar në një perspektivë komplekse dhe me shembuj të shumtë nga historia njerëzore tregohet rruga që i ka kthyer disa njerëz të zakonshëm në personazhe historike të jashtëzakonshëm. Modelet historike dhe trajtimet origjinale të kursit për mënyrat e drejtimit bashkëkohor janë burim frymëzimi dhe stimulimi për gjeneratën e re të liderëve shqiptarë. Literatura e përdorur mbështetet tek mendimi elitar i shkollave më të mira amerikane të lidershipit
Kush mund të përfitojë?
Menaxherët që punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës. Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me kolegët .
Stafet e kompanive të ndryshme. Të punësuarit të cilët shpresojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale.
Nëpërmjet aplikimit të teorisë dhe praktikës, kursi synon të kultivojë aftësite e ushtrimit të lidershipit, punën në grup, mendimin analitik, forcën argumentuese, debatuese dhe influencuese. Trajnimi ofron një mundësi unike për të kuptuar udhëheqjen, shkëmbyer eksperiencat tona të ndryshme dhe stimuluar hapjen e një rruge të re për potencialin drejtues të gjithsecilit duke përdorur mënyrat efektive të ushtrimit të lidershipit.
Zhvillimi i kursit.
Pjesëmarrja është e limituar.
Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar, në çifte, në grupe dhe përpara klasës. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.
LEKTORI:
Dr. ERION PICIRI eshte drejtori themelues i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga ky sezon ai drejton Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane.
Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te Neë York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Ëashington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.
Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Shefit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.
Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.
Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.
Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.
PROGRAMI
Dita 1 ( 21 Prill ora 10:30 – 13:30)
HYRJE NË LIDERSHIPIN E VËRTETË


Përkufizimi i liderit & lidershipit
Lideri, mbështetësit & qëllimet/problematikat
Detyrat e lidershipit
Mitet e lidershipit
Teoritë e lidershipit
Vlerat e liderit
Lideri autentik
Faktori Wallenda
Strategjitë e lidershipit
Dallimet e liderit nga manaxherët
Kompetencat e lidershipit
Lideri i vertetë vs. Lideri fals

ZBULIMI I ZJARRIT BRENDA TEJE


Harku i ambicies
Tipologjia e liderve
Figurat arketipale të transformimit
Etapat dhe përbërësit themelore të lidershipit
Ekuacioni i origjinalitetit
Udhëtimi i lidershipit autentik
Njohja e vetvetes
Gjetja e pasionit
Drejtimi nga podiumi.

Dita 2 (28 Maj ora 10:30 – 13:30)
BESUESHMËRIA E LIDERIT TË BIZNESIT


Lidershipi i besueshëm
Besimi strategjik
Besimi institucional
Besimi personal
Përfitimet e lidershipit të besueshëm
Besimi, veprimtaria & komunikimi
Armiqtë e njohur & të panjohur të lidershipit të besueshem

IMAZHI I LIDERIT DHE KOMPANIVE TË BIZNESIT


Koncepti i imazhit social
Imazhi i liderit & institucioneve
Imazhi global
Imazhi, mass-media & opinioni publik
Imazhi & pozicionimi
Pritshmëria & besueshmëria
Imazhi i dëshirueshëm
Analiza SWOT
Administrimi i krizave të imazhit

Dita 3 (4 Qershor ora 10:30 – 13:30)
TEKNIKAT E KOMUNIKIMIT PUBLIK


Modeli bazik i komunikimit
Komunikimi publik & politik
Rregullat e komunikimit efektiv
Fushatat e ambjentit & ngacmimit
Komunikimi i përditshem/fushatat permanente
Ligjet e propagandës
Teknikat e Fjalimeve të Reganit
Lideri retorik – Martin Luther King Jr.
Administrimi i krizave të komunikimit

LIGJERIMI PUBLIK


Mentaliteti i lidershipit
Terheqja pas – vetdiagnostikimi
Kuadri i parapërcaktuar i të folurit publik
Tejkalimi i frikës dhe nervozitetit
Përdorimi i gjesteve natyrale
Pasioni & arti i praktikës
Muzikalitetii fjalimit
Tempoja, dinamika, intonacioni, timbri, ritmi
Krijimi i mesazheve të paharrueshme
Përfytyrimi, simbolika, morali & përseritja
Anafora, epistrofa, aliteracioni
Anektodat & mbyllja e qarkut
Mbrojtja e kauzës tënde.

Dita 4 (11 Qershor ora 10:30 – 13:30)
INTELIGJENCA EMOCIONALE & POLITIKE NË LIDERSHIPIN E BIZNESIT


Koeficienti i inteligjencës & Inteligjenca emocionale
Përbërësit e inteligjencës emocionale
Vetëdija, vetrregullimi, motivimi, ndjeshmëria, përshtatja shoqërore
Mbledhja e njerëzve në anën tuaj
Zëri si mekanizëm ndryshimi
Gjendja shpirterore si motor performance
Integriteti i themel besimi
Qëndrueshmëria, përputhja, serioziteti & ndershmëria
Profesionalizmi-rregulli i 10 mijë orëve
Talenti, puna & oportuniteti
Të nxënit tradicional – mirëmbajtje e sistemit & reflektim mbi krizën
Te mesuarit bashkekohor – parashikim i te ardhmes, degjim & pjesemarrjes ne
Inteligjenca sociale vs inteligjenca politike
Drejtimi përmes intimidimit, frikës & ndëshkimit
Mashtrimi
Pushteti nga demonët e së shkuarës
Dallimi midis fuqisë & lidershipit

TRASHEGIMIA E LIDERSHIPIT TUAJ


Jetëgjatësia e lidershipit
Ndërtimi i një trashëgimie
Fotomozaiku
Përfituesit e trashëgimisë drejtuese
Pozicioni dhe roli natyral
Impakti i liderit mbi kulturën, aktorët, institucionin
Shkrimi i Deklaratës së trashëgimise udhëheqëse
Trashëgimia, aksioni dhe rezultatet
Trashëgimia nën presion
Trashëgimia dhe përgjegjësitë e lidershipit

Dita 5 (18 qershor 2016)


Mbajtja e fjalimeve & prezantimeve
Mbyllja e programit

STRUKTURA E TRAJNIMIT


Kohëzgjatja: 5 takime ne 5 jave duke nisur nga 21 Maj-18 Qershor 2016- Ora 10:30 – 13:30
Tarifa e pjesëmarrjes: 70 Euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
Afati i fundit i pagesës: 20 Maj 2016
Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 20.05.2016
Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.

KONTAKT
Për të marrë formularin e aplikimit, (http://cci.al/wp-content/uploads/2016/05/1.-Formular-Aplikimi-Lidershipi.doc) si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Kontakt
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Tel: resource://82AF8DCA-6DE9-405D-BD5E-43525BDAD38A/data/call_skype_logo.png+ 355 45 800 934
Cel: resource://82AF8DCA-6DE9-405D-BD5E-43525BDAD38A/data/call_skype_logo.png+ 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al