PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Web Developer



Edotta Sh.p.k.
11.05.2016, 11:09
Përshkrimi
Edotta shpk. kërkon të punësojë një Web Developer me eksperiencë, njohuri dhe aftësi të larta analitike si pjesetar i grupit që zhvillon sistemin financiar Edotta Multi Originator.
Sistemi aktualisht përdoret nga disa kompani në Itali. Paralelisht, sistemi po zhvillohet më tej.
Teknologjitë e përdorura janë:
- Apache
- PHP
- MySQL
- Javascript / JQuery
- CSS / Bootstrap

Detyrat
- Të krijojë backend në PHP duke perdorur framework-un e krijuar për Edotta Multi Originator.
- Të zhvillojë ndërfaqen vizuale në HTML / CSS / Bootstrap
- Të kuptojë platformat e sipërpërmendura dhe të ndërveprojë me to
- Të konsultohet me anëtarët e tjerë të skuadrës

Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një degë të lidhur me software development
- Të ketë eksperiencë në software development
- Të ketë njohuri shumë të mira në Javascript dhe mundesisht JQuery
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune si Web Developer
- Të jetë i aftë të kuptojë teknika, algoritme dhe framework-e të reja
- Të jetë i aftë të ideojë module të aplikacionit me ndihmën e menaxherit të projektit, dukë përdorur praktikat më të mira për komponente të ripërdorshme dhe për integrimin me modulet e tjera
- Te kete njohuri te gjuhes Italiane

Shënime
Të interesuarit të dërgojnë një CV në: pavli@live.com

Për më tepër informacion mund të kontaktoni në nr. e celularit: +355 67 54 96 810, +355 69 63 73 226

Adresa: Rr. Panorama, Kompleksi Prestige, Tiranë


Cel. : +355675496810