PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues i Dep. te Zhvillimit te Femijes dhe Familjes



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
10.05.2016, 16:26
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për vendin e lirë në pozicionin:


Drejtues i Departamentit te Zhvillimit te Femijes dhe Familjes
ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve, Tirane


Kriteret e kërkuara:


Te kete perfunduar studimet e larta per Pune Sociale/ Psikologji (preferohet Master ne fushat perkatese)
Te kete eksperience pune ne punen me femijet, te rinjte dhe familjet te pakten 3 vjet
Te kete njohuri mbi ligjin aktual te mbrojtjes se femijeve dhe te drejtat e femijeve dhe sistemit social ne Shqiperi
Gadishmeri per angazhim afatgjate
Te zoteroje gjuhen angleze


Personi duhet te kete:


Aftesi shume te mira drejtuese, organizuese
Aftesi ne planifikim, zhvillim, monitorim, raportim dhe vleresim;
Aftesi ne vendimarrje dhe ne menaxhim ne situatat konfliktuale;
Aftësi për të menduar strategjikisht dhe për të planifikuar veprimet në përputhje me rrethanat
Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje
Aftesi per te ndertuar ekip pune dhe te kordinoje punen ne grup
Aftesi te punoje nen stres; aftesi te mbaje nje balance te mire midis punes dhe jetes
Fleksibilitet
Pergjegjshmeri dhe korrektesi


Përgjegjësitë kryesore te Drejtuesit te Departamentit te Zhvillimit te Femijes dhe Familjes:


Realizon kordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së mbështetjes psikologjike dhe pedagogjike të familjeve dhe fëmijëve ne Program ne perputhje me standartet e kerkuara dhe nevojat e perfituesve;
Drejton monitorimin e analizave te nevojave për mbështetje psikologjike dhe edukative për fëmijët dhe familjet;
Planifikon aktivitete të rregullta të vetë-vlerësimit në fushën e mbështetjes psiko/sociale/pedagogjike dhe ndihmën ndaj familjeve dhe fëmijëve;
Siguron qe cdo femije/ familje ka Planin e vet te Zhvillimit, i cili vleresohet rregullisht.
Rregullisht kryen analiza të praktikave më të mira, dhe sukseseve në fushën e ndihmës psikologjike dhe pedagogjike ne mbështetjen e familjes dhe fëmijëve;
Siguron mbështetje profesionale zhvillimore ekipit qe drejton.
Kordinon aktivitetet e caktuara të departamentit me njësitë tjera në mënyrë që të sigurohet që shërbimet ofrohen në të gjitha njësitë
Siguron implementimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve


Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.05.2016 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e meposhtme:

1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Reference pune;