PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Shitjesh



Profesionisti Recruitment Agency
12.05.2016, 13:46
Agjencia e Punësimit "Profesionisti" kërkon të punësoje për klientin e saj një: Menaxher/e Shitjesh

Përshkrim i Përgjithshëm

Menaxheri i Shitjeve është një person energjik i cili ka në fokus promovimin, shitjen e shërbimeve duke rritur portofolin ekzistues të kompanisë si dhe menaxhimin me kujdes të klientëve.

Përgjegjësitë Kryesore

1. Evidenton subjektet që operojnë në zonën e përcaktuar;
2. Kontakton subjektet e identifikuara;
3. Ndërmjetëson komunikimin midis klientëve dhe specialistëve të shërbimit;
4. Ndjek ecurinë e arkëtimeve të shërbimeve të shitura.

Kualifikimet dhe Aftësitë

1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor), preferohet në shkencat Ekonomike ose Sociale;
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
3. Preferohet të ketë përvojë në Shitje në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu;
4. Të ketë njohje të mirë të Mediave Sociale dhe Marketingut Online.


Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV-në tuaj bashkangjitur