PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financier/Ekonomist



Aurora Daka
21.01.2009, 16:09
Kompania jonë është një nga kompanitë distributore me zhvillimin më progresiv në Shqipëri.
Ne përvetësojmë rolin tonë si një kompani e përgjegjshme dhe veprojmë me integritet, respekt, besim dhe shpirt bashkëpunimi. Aktualisht, ne kemi mundësi të hapura për karrierë në:

DREJTUES FINANCE

Kandidati i sukseshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

- Arsim i lartë (Drejtim Ekonomik/ Financë)
- Njohës shumë i mirë i programeve financiare (Financa 5, Alfa)
- Njohuri të mirëfilla kompjuterike (Ms Office, Internet etj)
- Zotërim në nivel të lartë të gjuhës angleze
- Minimum 3 vjet eksperiencë pune në një pozicion të njëjtë. (Konsiderohet plus, eksperienca e punës në një kompani distribucioni artikujsh ushqimorë).

Kompania jonë ofron një punë sfiduese, mjedis dinamik dhe ndërkombëtar, trajnime të mëtejshme dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillim në karrierë si dhe një pagesë konkurruese.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të strukturuar (me një foto të kohëve të fundit) , deri më 5 Shkurt 2009 me fax në numrin 047 800 071 ose me e-mail në adresën: dtsakas@brandnet.al.
(Do të kontaktohen vetëm kandidatët, që përmbushin kriteret e sipërpërmendura).



Tel. : 047 800 071