PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer



ArgjendariPirro
05.05.2016, 16:15
Argjendari Pirro kerkon te punesoje Graphic Designer.


DETYRAT DHE PERGJEGJESITE



Takim me kliente dhe shkembim i ideve te ndryshme mbi porosine e klientit.
Llogaritje e kohes se duhur per realizimin e porosise sipas kerkeses se klientit dhe procedurave teknike te realizimit.
Zhvillim/Propozim kompozime grafike qe i pershtaten kerkeses se klientit.
Prezantim idesh dhe konceptesh te reja bordit menaxhues.
Realizim projektesh dhe detyra te caktuara grafike nga bordi menaxhues.
Bashkepunim grafik dhe koordinim i perditshem me koleget.
Mbledhje dhe Raport me stafin mbi ecurine dhe realizimin e projekteve sipas afateteve te paracaktuara.



KËRKESAT



Të jetë kreativ/e, origjinal/e, me një sens të lartë kreativiteti, vizualiteti dhe artisticiteti.
Te jete i/e apasionuar pas dizajnit dhe risive me te fundit.
Te njohe shume mire paketen Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign) dhe CorelDRAW. (Programe te tjera grafike jane plus per kandidatin/en.)
Te jete i/e kujdesshem/e ndaj detajeve ne permbylljen e nje dizenjoje.
Të jetë i/e aftë të punojë me afate të shkurtra dhe të siguroje përfundimin e projekt-porosive ne daten e kerkuar.
Te jete i/e motivuar nga objektivat dhe detyrat e caktuara.
Të jete fleksibel, entuziast/e, konfident/e.
Të ketë aftesi shume të mira komunikimi dhe te jete bashkepunues/e ne punen në grup.
Të jetë i/e diplomuar në Akademine e Arteve (Universitetin e Arteve) ose Graphic Design.
Të ketë 3-5 vite eksperience të ngjashme.


DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Të gjithë kandidatet e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm ne adresen e-mail argjendari_pirro@hotmail.com
(argjendari_pirro@hotmail.com)
CV
Portofolin me punime të mëparshme.


Duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ju njoftojmë se vetëm kandidatet që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura do te njoftohen për fazat e intervistimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!