PDA

View Full Version : Shqypnia.COM



Art Ramadani
20.01.2009, 19:53
Portali Shqypnia u krijua në vitin 2009 me qëllim mësimin dhe informimin e vizitorëve shqiptarë në internet rreth çështjes shqiptare.
Portali Shqypnia ka mbledhur të dhëna nga të gjitha faqet shqiptare, nëse kemi marrë ndonjë material nga faqja juaj dhe nuk është cekur burimi kërkojmë ndjesë!
Si të shtoj një artikull?
Nëse keni dëshirë të kontriboni për Shqypnia.com me anë të artikujve të ndryshëm atëherë duhet të bëni kërkesë stafit, mund ta bëni këtë duke shtypur butonin Kontakt dhe pastaj të plotësoni formën kontaktuese. Duhet të jepni të dhënat tuaja, në të kundërtën stafi nuk do të miratojë kërkesën tuaj. Rregullat kryesore për të shtuar artikull janë: Duhet të jeni anëtar i Shqypnia.com, atikulli duhet të ketë përmbajtje kombëtare dhe duhet patjetër të jetë në gjuhën shqipe


Udhëzuesi për anëtarët:
Kryesia e portalit Shqypnia ka përpiluar një rregullore e cila do të jetë udhëzues i juaj për portalin, me këtë rregullore ne dëshirojmë që neve të na bëhet puna më e lehtë duke mos kontrolluar dhe ndryshuar ç'do koment tuajin.


Gjuha kryesore e portalit është gjuha shqipe, gjuhët e tjera nuk lejohen përveç fjalëve që nuk kanë përkthim të duhur në gjuhën shqipe.
Për të qenë sa më të qartë në shkrimet e faqes portali Shqypnia përdor gjuhën e njësuar shqipe pra gjuhën standarde, gjuha dialektore lejohet por është mirë që të përdoret gjuha standarde për ti shmangur keqkuptimet.
Ndalohen fjalët fyese dhe pornografia!
Anëtarët të cilat bëjnë dallime fetare do të përjashtohen menjëherë nga portali, ekzistojnë faqe të shumta fetare ku mund të shprehni mendimin tuaj.
Nëse i shkelni ndonjërën nga këto rregulla ju do të dënoheni nga kryesia e faqes varësisht nga gabimi që keni bërë, andaj për t'ia lehtësuar punën kryesisë dhe për të pasur mirëkuptim dhe respekt nga ana e anëtarëve tjerë përmbahuni kësaj rregulloreje që nuk kërkon shumë nga ju.
Kryesia e faqes ka të drejtë të ndryshoj/fshij artikujt që janë në kundërshtim me rregullat e portalit ose për ndonjë motiv të caktuar. Materialet e postuara mund të përdoren për çfarëdo qëllimi nëse ceket burimi i lajmit.

Për të bashkëpunuar me ne ju mund të dërgoni artikuj interesant që kryesia e faqes do ti kontrolloj e pastaj do ti publikoj, mos ngurroni të na shkruani për ndonjë problem apo ndonjë sugjerim.