PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Arkitekt



Soft & Solution
27.05.2016, 10:14
Soft & Solution po punon në projekte në fushën e sistemeve të monitorimit të cilat përfshijnë edhe detyra të infrastrukturës si projektim, ndërtim e supervizim. Në këtë kontekst Soft & Solution do të punësojë një Arkitekt i aftë të përmbushë detyrat e tij në mënyrë eficente dhe të pavarur.

Te përgjithshme
• Pozicione vakante: 1
• Titulli: Arkitekt
• Aktiviteti: Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit
• Lloji i punës: Me kohe të plotë
• Vendi i Punës: Zyra e Soft & Solution + sitet e ndërtimit
• Kontrata: deri në 3 vjet me mundësi zgjatje afati
• Gjuha e përdorur: Shqip dhe Anglisht

Kualifikimet / Kërkesat
Kërkesat /aftësitë e detyrueshme:
• Minimum 1 vit eksperiencë në arkitekturë kryesisht zbatim projektesh civile.
• Diplomë në Arkitekturë.
• Aftësi menaxhuese dhe drejtuese.
• Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor
• Njohuri të avancuara të gjuhës angleze. Të jetë në gjëndje të komunikojë lirshëm dhe të shkruajë dokumentat në anglisht.
• Minimum një projekt të realizuar suksesshëm.
• Njohuri dhe perdorim shumë të mirë të aplikacioneve AutoCad
• Mundesi udhëtimi jashtë Shqipërisë.
• Disponueshmëri për punë jashtë orarit.
• Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe te demonstroje mundesine per te punuar ne menyre te pavarur.
Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

- CV me foto
- Letër motivimi
- Diplomë dhe listë notash

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Mirëpresim aplikimet tuaja në: rekrutime@softsolution.al.
Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare: http://www.softsolution.al/